Panorama (Albania)

LISTA E DYTE E ATP

Kompensimi për 25 mijë pronarë, sa para marrin

-

Agjencia e Pronave mbyll vlerësimin financiar të pronave për aplikimet e viteve ‘ 93- 2014. Gazeta boton pjesën e dytë të emrave të pronarëve dhe sa para m err secili prej tyre

Në përfundim të afatit ligjor për vlerësimin e 25 mijë dosjeve me vendime që datojnë nga viti 1993 deri në 2014, ATP- ja mundi të përmbyllë procesin për vetëm 18 300 prej tyre.

Gazeta vijon edhe sot me publikimin e listës së dytë të përfituesv­e, të cilët pas njohjes me faturën, kanë të drejtë të paraqiten në sportelet e agjencisë për të aplikuar. Numri i paktë i kërkesave të depozituar­a pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri ka bërë që të mos ndiqet rendi kronologji­k për kryerjen e pagesave. Kjo do të thotë që pavarësish­t datës së vendimit apo edhe llojit të pasurisë, pronarët e kanë rrugën e hapur për të dorëzuar dokumentet që nevojiten për kompensimi­n. Nga të dhënat zyrtare, rezulton se janë edhe 37 milionë dollarë në arkën e Agjencisë së Pronave që pritet të ndahen brenda këtij 6- mujori të dytë. Të vetmet kërkesa të trajtuara deri më tani janë ato që kanë aplikuar për skemën e pagesës me këste, duke marrë deri në 40 për qind të vlerës së pronës dhe duke hequr dorë nga pjesa e mbetur. Ndërkohë, më ndryshimet e bëra, përparësi ka marrë skema e kompensimi­t fizik. Deri në 80 për qind të vlerës që prona ka, do të mbulohet nga fondi fizik. Toka bujqësore është e lokalizuar në katër qarqe të vendit dhe për shpërndarj­en e saj do të ndiqet kriteri gjeografik, pra sipërfaqja që do të përfitohet, do të jetë afër pronës së njohur për kompensim. Ndërkohë, me fond financiar do të mbulohet vetëm 20 për qind e faturës. Konkretish­t, një familjeje që i është vlerësuar prona 20 milionë lekë të vjetër, vetëm 4 milionë do të marrë në para, ndërsa për pjesën e mbetur do të kompensohe­t nga fondi fizik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania