Panorama (Albania)

Të luftohet për projektin e paqes dhe Europën e hapur

- JENS THURAU D. W.

Para 80 vjetësh, Gjermania sulmoi Poloninë. Ka kaluar shumë kohë që atëherë. Para 80 vjetësh filloi me këtë sulm Lufta e Dytë Botërore. Për shkak se ajo pati... kaq shumë pasoja, shumë vetë e ndiejnë shpesh sikur ka ndodhur tani afër. Pas luftës, gjenerata që mori pjesë aty, heshti kryesisht. Fëmijët dhe nipërit shtruan pyetjet, dhe vonë, shumë vonë u dhanë përgjigje për tmerrin që kishte ndodhur, u fol për atë se çfarë u kishin bërë gjermanët fqinjëve të tyre. Shumë gjëra janë zbardhur që atëherë, por ende ka vende bosh, lëndime, distanca të pakapërcye­ra deri më sot. E ato do të mbeten për një kohë të gjatë, ndoshta përgjithmo­në.

PROJEKTI I PAQES NË RREZIK

Politikish­t, koha pas Luftës, e parë nga ana globale, nuk ishte paqësore. Kur u ulën armët në Europë, SHBA vuri në përdorim bombën atomike. Pas saj erdhën lufta e Koresë dhe e Vietnamit, luftërat në Lindjen e Afërt, regjime ushtarake në Amerikën Jugore. Edhe në Europë konfliktet e reja ishin shumë pranë: Jugosllavi­a u shpërbë në mënyrë të përgjakshm­e në shtete të vogla, sulmi në SHBA më 11 shtator 2001 e preku thellë edhe Europën. Por shumica donte edhe një kohë të gjatë pas lufte, sidomos një gjë: Kurrë më shkatërrim­e lufte, kurrë më nacionaliz­ëm!

Gjermania u pajtua me Francën dhe me fqinjët e tjerë perëndimor­ë. Willy Brandt u gjunjëzua në Varshavë. Bashkimi Europian u rrit e u zgjerua, një projekt i paqes, një titullim i përdorur kaq shpesh nga politikanë­t. Muri i Berlinit ra, Lufta e Ftohtë mori fund dhe për një moment u duk se mund të ngrihej vërtet një botë e re multilater­ale. Nelson Mandela u zgjodh President i Afrikës Jugore. Bill Clinton erdhi në vitin 1994 në Berlin dhe lëshoi thirrjen: “Gjithçka është e mundur!”. Po, kështu dukej, gjithçka e mundur. Shtetet lindore të Europës u bashkuan me BE në mënyrë të vetëkuptue­shme. Edhe ato janë po aq europiane, si shtetet në perëndim të kontinenti­t.

Tani jemi në vitin 2019. 80 vjet pas Luftës së Dytë Botërore të bien në sy fytyra të frikësuara, sidomos te të moshuarit. Nacionaliz­mi është rikthyer ashtu si nxitja e urrejtjes kundër njerëzve, që vijnë nga një vend tjetër ose kanë pamje ndryshe. Në Shtëpinë e Bardhë qëndron një populist, një tjetër qeveris në Londër. Politikanë­t e mençur luftojnë për projektin e paqes me emrin Bashkim Europian. Shpejt, gjenerata e re ( nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli) do të përjetojë se çfarë do të thotë kur një vend si Britania e Madhe ngre mure të rinj.

ARSYEJA NUK DUHET TË HESHTË

Ditë të tilla përkujtimo­re si tani në Poloni, bëhen gjithnjë e më të rëndësishm­e. Por shumë më tepër dialogu me dëshmitarë­t e paktë të kohës, që i kanë parë me sy tmerret e papërfytyr­ueshme të atyre viteve. Qendra qytetare në Europë, sidomos në Gjermani, duhet të jetë e gatshme të luftojë për arritjet e pas vitit 1945 për demokracin­ë, humaniteti­n, ndërkombët­arizmin. Ashtu si në vitin 1989 e bënë këtë njerëzit në RDGJ. Armiq të demokracis­ë ka mjaft. Ata nuk vijnë me tanke, si dikur, për luftën moderne cyber nuk nevojiten ushtarë, të paktën në Europë. Nuk është e vërtetë, që populistët, ata që çirren, urrejtjenx­itësit janë në shumicë. Problemi është se të arsyeshmit heshtin. Kësaj duhet t’i jepet fund - ky është mësimi sot 80 vjet pas fillimit të luftës. E këtu bën pjesë kujtesa publike për krimet e asaj kohe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania