Panorama (Albania)

Ruçi bën gati festën për 75- vjetorin e Çlirimit: Meritë e partizanëv­e

Përplasja me ballistët

-

Parlamenti i Shqipërisë nisi sesionin e ri parlamenta­r, ndërsa në fjalën hapëse të këtij sesioni, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vlerësoi punën e institucio­nit që drejton në përballjet e pazakonta politike që janë zhvilluar në të. "Kuvendi përballoi me dinjitet sfida të jashtëzako­nshme dhe unike", tha Ruçi, ndërsa shtoi se Kushtetuta u rezistoi aventurave, duke shpëtuar kështu sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi". Sipas tij, Kuvendi i Shqipërisë ka funksionua­r me "kuorum kushtetues e shumicë të kualifikua­r për të miratuar çdo akt ligjor". Kreu i Kuvendit tha ndër të tjera se "Dora e shtrirë e Kuvendit për opozitën jashtë tij nuk është mëshirë e ' djalit plëngprish­ës', por harmonizim i konstituci­onalizmit, si element thelbësor i përhershëm i demokracis­ë, me kompromisi­n politik, si gjendje e përkohshme e saj". Ai nuk la pa përmendur dhe festimet për 75- vjetorin e çlirimit të atdheut dhe iu kërkoi deputetëve që të bëhen pjesë aktive e tyre. "Çlirimi i Shqipërisë është meritë e partizanëv­e shqiptarë, Ushtrisë dhe Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Pa Ushtrinë partizane dhe Luftën e saj, ndjenjat dhe rezistenca antifashis­te shqiptare do të ishin asgjësuar nga bisha nazifashis­te", u shpreh Ruçi gjatë fjalës së tij.

GRAMOZ RUÇI

Kuvendi mbylli sesionin e kaluar dhe fillon sesionin e ri si një institucio­n funksional, me kuorum kushtetues e shumicë të kualifikua­r për të miratuar çdo akt ligjor. Kjo, edhe në sajë të përgjegjës­isë kombëtare, kushtetues­e e politike të deputetëve të rinj të opozitës, të cilët meritojnë mirënjohje­n e shoqërisë e qytetarëve. Kuvendi përballoi me dinjitet sfida të jashtëzako­nshme dhe unike. Demokracia liberale, si asnjëherë gjatë tri dekadave, u provua si demokraci kushtetues­e dhe vetë konstituci­onalizmi si themeli solid i saj. Si asnjëherë në historinë e pluralizmi­t, Kushtetuta u rezistoi aventurave dhe parimi i Manja Kartës "Liri nën Ligj" shpëtoi sistemin demokratik e Shqipërinë nga anarkia e kaosi.

Reforma në Drejtësi ishte argumenti më bindës për rekomandim­in pozitiv të Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatav­e. Gjatë sesionit të kaluar përmbyllëm detyrimet për miratimin e 30 akteve të Reformës në Drejtësi, me miratimin e 2 ligjeve e 1 vendimi, në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e për funksionim­in e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

* * *

Dëshira e të gjithëve ne, por ç'është më e rëndësishm­ja, dëshira e të gjithë shqiptarëv­e, është çelja e negociatav­e. Qytetarët janë me mendje e zemër në 17- 18 tetorin e këtij viti dhe ne duhet ta përdorim këtë fillimsesi­oni për të kompensuar çka nuk mundëm gjatë sesionit të kaluar. Prandaj, prioriteti i parë do të jetë përmbyllja e Reformës Zgjedhore dhe përfshirja e rekomandim­eve të OSBE- ODIHR, përfshirë rekomandim­et e zgjedhjeve të 30 qershorit. Reforma Zgjedhore do të jetë një produkt konsensual i Kuvendit edhe me opozitën jashtëparl­amentare.

Dora e shtrirë e Kuvendit për opozitën jashtë tij nuk është mëshirë "djalit plëngprish­ës", por harmonizim i konstituci­onalizmit, si element thelbësor i përhershëm i demokracis­ë, me kompromisi­n politik, si gjendje e përkohshme e saj. Mbrojtja e Kushtetutë­s sot është garancia e Shqipërisë nesër. Planin e Veprimit të Kuvendit për Integrimin për zbatimin e rekomandim­eve të dhëna për Kuvendin në Raportin 2019 të Këshillit Europian do ta miratojmë brenda shtatorit. Reforma në Drejtësi do të vazhdojë, duke synuar përfundimi­n e ngritjes, plotësimit dhe bërjes funksional­e të institucio­neve të reja të qeverisjes së sistemit, raportimin e tyre në Kuvend e mbështetje­n me burime njerëzore, financiare e materiale, sipas nevojave. Gjykata Kushtetues­e dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të zgjidhen e bëhen funksional­e shumë shpejt. Do të rishikojmë ligjin mbi rolin e Kuvendit për integrimin, për të krijuar një mekanizëm të ri për mbikëqyrje­n e punës së qeverisë gjatë negociatav­e. Fuqizimi i funksionit ligjvënës të Kuvendit do të vazhdojë, duke orientuar Qeverinë drejt përgatitje­s me përparësi të ligjeve që mbështesin zhvillimin, mirëqenien dhe mbrojtjen shoqërore për qytetarët.

* * *

Në këtë sesion do të kremtojmë 75- vjetorin e çlirimit të atdheut, ngjarje monumental­e e historisë sonë kombëtare.

Çlirimi i Shqipërisë është meritë e partizanëv­e shqiptarë, Ushtrisë dhe Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Pa Ushtrinë partizane dhe Luftën e saj, ndjenjat dhe rezistenca antifashis­te shqiptare do të ishin asgjësuar nga bisha nazifashis­te.

Lufta jonë Nacionalçl­irimtare, ashtu si Lufta e Dytë Botërore, nuk u fitua si përplasje idesh, por në beteja të përgjakshm­e në malet, detet, qiejt dhe qytetet e Globit, në të cilat ranë dhjetëra miliona ushtarë e luftëtarë. Ushtria Nacionalçl­irimtare luftoi denjësisht në krah të Ushtrisë së Kuqe, Marinës e Flotës Amerikane, Ushtrisë e Flotës Britanike dhe ishte kjo luftë që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Gjatë gjithë këtij viti, unë kam ndjekur me vëmendje, kam marrë pjesë ose kam përshëndet­ur pothuajse të gjitha ngjarjet e rëndësishm­e të Luftës. Me këtë rast, ju bëj thirrje të gjithëve ju, kolegë deputetë, që të merrni pjesë aktivisht në përkujtimi­n e ngjarjeve të Luftës dhe të çlirimit në të gjithë territorin e vendit.

 ??  ??
 ??  ?? DJE, GJATE NISJES SE SESIONIT TE RI PARLAMENTA­R
DJE, GJATE NISJES SE SESIONIT TE RI PARLAMENTA­R
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania