Panorama (Albania)

Masakra në pyll, 35- vjeçari vret babanë me sëpatë

Pasi goditi për vdekje të atin, Iljaz Shaha, në malin e fshatit Shalës i riu tentoi të arratisej drejt Tiranës, u kap në furgon

- MEMALIAJ/ BRIKENA META

Masakron babanë me sëpatë, arrestohet në tentativë për t'u larguar drejt Tiranës 35- vjeçari.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Memaliajn paraditen e kësaj të hëne të 2 shtatorit 2019, kur djali goditi për vdekje të atin me sëpatë. Ngjarja e ndodhur në fshatin Shalës, të njësisë administra­tive Buz në Memaliaj, ka për protagonis­t 35- vjeçarin, Arjan Shaha, dhe viktimën, Iljaz Shaha, 77 vjeç, babai i 35- vjeçarit vrasës. Djali plëngprish­ës i familjes Shaha mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ndër vite kishte patur disa tentativa vrasjeje. At e bir shkuan si çdo ditë për të prerë dru në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt dhe askush nuk e mendonte se dita që nisi si një fillim jave normale, do të përfundont­e tragjikish­t. 35vjeçari, Arjan Shaha, e qëlloi për vdekje të atin me sëpatën që do të priste drutë.

HETIMET Të afërmit e familjes tregojnë se dyshohet të ketë qenë një debat i momentit shkaku i vrasjes dhe veprimit makabër të 35- vjeçarit, Arjan Shaha, që qëlloi me sëpatë mbi babanë Iljaz Shaha. Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë. Pas vrasjes së të atit, 77- vjeçarit Iljaz Shaha, 35- vjeçari tentoi të arratisej drejt Tiranës, por u arrestua nga Policia. Ai u kap në aksin Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Poçem të Mallakastr­ës, pranë kthesës së Levanit, teksa udhëtonte drejt kryeqyteti­t me një furgon të linjës. Si njohës i mirë i zonës, ai ka shfrytëzua­r rrugët e shkurtra mes shtigjeve malore për të dalë në aksin nacional, ku ka hipur në furgonin e linjës Gjirokastë­r- Tiranë, në pamundësi të identifiki­mit të tij nga qytetarët e thjeshtë. Menjëherë pas ngjarjes, Policia ngriti disa grupe për kontrollin e zonës dhe kapjen e tij, duke krehur zonën nga Tepelena në Këlcyrë e Përmet, si dhe duke shpërndarë mes efektivëve një foto identifiku­ese të autorit.

ARRESTIMI Dy orë pas ngjarjes makabre, Policia e Gjirokastr­ës njoftoi se "Si rezultat i veprimeve të shpejta, marrjes së informacio­nit dhe bashkëpuni­mit me DVP Fier, në Levan të Fierit, u bë e mundur kapja e autorit të vrasjes së shtetasit I. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Shalës, Memaliaj. Policia e Fierit, pas marrjes së informacio­nit se autori i vrasjes, shtetasi Arjan Shaha, 35 vjeç, djali i viktimës, po lëvizte me një furgon në drejtim të Tiranës, ka ndërhyrë menjëherë duke ndaluar mjetin dhe duke arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të transporto­het në Gjirokastë­r për veprime të mëtejshme.", thuhej në komunikatë­n e Policisë. Gjatë ndalimit të mjetit nga Policia, mësohet se 35vjeçari i ka bërë rezistencë forcave të Policisë, duke i kundërshtu­ar me dhunë. Kohët e fundit, fshatrat e Memaliajt kanë shënuar një numër rekord vrasjesh. Një vit më parë, pikërisht në 6 shtator 2018, një tjetër vrasje e rëndë u shënua në fshatin Rabie, pjesë e njësisë administra­tive Luftinjë, kur babë e bir, Hetem Muho dhe Dino Muho vranë për motive pronësie 43- vjeçarin Alket Muhaj. Viktima dhe autorët ishin kushërinj të largët. Në 30 prill të këtij viti, 63- vjeçari Skënder Hoxha, nga fshati Vagalat i Luftinjës në Memaliaj, vrau me sëpatë në gjumë bashkëshor­ten Antoneta Hoxha, 53 vjeç, për motive xhelozie.

Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë. Pas vrasjes së të atit, 77- vjeçarit Iljaz Shaha, 35- vjeçari tentoi të arratisej drejt Tiranës, por u arrestua nga Policia.

 ??  ??
 ??  ?? Arjan Shaha, gjatë arrestimit
Arjan Shaha, gjatë arrestimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania