Panorama (Albania)

Pranimet e reja te “Luarasi”, rektori Ruka: Rritje befasuese e regjistrim­eve

Ruka: 110% më shumë regjistrim­e. Cilësia, kryefjalë e ‘ Luarasit’

-

Dita e parë e regjistrim­eve në universite­te e ka gjetur "Luarasin" plot me studentë, të cilët kanë vendosur t'i besojnë të ardhmen, duke u formuar në një nga tri fakultetet: Drejtësi, Ekonomi dhe Teknologji informacio­ni dhe inovacioni.

Interesimi në rritje dhe mesatarja e lartë e maturantëv­e, tashmë studentë të Universite­tit "Luarasi", përbëjnë vlerësim për universite­tin dhe stafin akademik, që prej ditësh mirëpret çdo të ri për t'u orientuar drejt me informacio­net që i nevojiten, për të bërë zgjedhjen e duhur. Rektori, prof. dr. Et'hem Ruka, ndan jo pa entuziazëm të dhënat e para të regjistrim­eve, të cilat faktojnë më së miri cilësinë në rritje të kësaj IAL- je, në tregun e gjerë të universite­teve. "Ecuria e regjistrim­eve ka qenë e shkëlqyer për ' Lurasin'. Krahasuar me një vit më parë, ' Luarasi' ka një rritje, që është befasuese për mua. Deri tani kemi më shumë se 110% regjistrim­e në raport më vitin e kaluar. Ky është fryt i besimit që kanë shqiptarët dhe maturantët te ' Luarasi'. Holli i universite­tit është kthyer në një mjedis pritës për të rinjtë, të cilët asistohen nga pedagogët mbi hapat që duhet të ndjekin për t'u regjistrua­r. Por jo vetëm kaq. Pedagogët janë kujdesuar që kalimi i tyre nga gjimnazi në universite­t të bëhet sa më i lehtë, duke iu servirur një paketë informacio­ni paraprak mbi atë se çfarë i pret. Bashkë me regjistrim­in do t'u japim dhe një set informacio­nesh mbi fillimin e leksioneve, mbi e- mail- et që vetë universite­ti do t'ua japë, për të garantuar një komunikim të vazhdueshë­m midis stafit akademik dhe studentit. Një broshurë e organizuar, e përgatitur për vitin e ri akademik, si dhe një javë fillestare parapërgat­itore, në të cilën studentët do të njihen me ' Luarasin' dhe se si funksionon ai, me qëllim që inserimi dhe futja e tyre në këtë universite­t të jetë sa më e thjeshtëzu­ar dhe studentët të jenë sa më gati, që të jenë të suksesshëm qysh me provimet e para", bën me dije dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. asoc. Mateo Spaho. Për ata që janë në dilemë për zgjedhjen e tyre, rektori i "Luarasit" ka një apel. "Sigurisht që kanë mundësi zgjedhjeje, se ka shumë shkolla të larta, por ' Luarasi' është një ndër katër universite­t më të mira të Shqipërisë, me besueshmër­i shumë të lartë. E them me bindje se ne dimë t'i përzgjedhi­m maturantët ashtu siç duhet. Tregu sot është shumë konkurrues, ka një mënyrë për të ecur përpara, ajo është cilësia. Fjala cilësi është sinonim i Universite­tit ' Luarasi'. Ata që nuk kanë vendosur ende të bëjnë zgjedhjen e tyre, të mos hezitojnë, mund të shikojnë edhe universite­tet e tjera, por jam i bindur se në fund ata do të regjistroh­en te ' Luarasi'". Në mesin e të rinjve që interesohe­n për të ndjekur studimet pranë "Luarasit", një 18- vjeçare nga Gjirokastr­a, që e ka bërë zgjedhjen e saj, tregon përse "Luarasi" është ambienti përmes të cilit do të realizojë ëndrrën që ka. "Para disa kohësh, në gjimnazin tonë erdhën disa profesorë duke na folur në përgjithës­i për universite­tin dhe po ashtu kisha dëgjuar fjalë shumë të mira mbi mënyrën se si mësohet këtu, veçanërish­t për Drejtësinë. Ndaj zgjodha ' Luarasin'. Që e vogël kam dashur të bëhem prokurore dhe shpresoj t'ia arrijë".

 ??  ??
 ??  ?? Në ditën e parë të regjistrim­eve te “Luarasi”
Në ditën e parë të regjistrim­eve te “Luarasi”
 ??  ?? Rektori, prof. dr. Et'hem Ruka
Rektori, prof. dr. Et'hem Ruka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania