Panorama (Albania)

Balla: Nuk e verifikoni­m dot Pjetrin, të punojmë për të forcuar ligjin

-

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka hequr përgjegjës­inë nga partia që ai aderon dhe ia ngarkon atë ligjit, sa i përket problemit të verifikimi­t të figurës së kandidatëv­e për kryetar bashkie dhe deputet. Referuar rastit të Bashkisë së Shkodrës, ku kandidati Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pa u betuar si kryebashki­ak, pasi Partia Demokratik­e publikoi dokumentet ku ishte i dënuar në Itali shumë vite më parë, Balla u shpreh se PS nuk kishte mundësi Verifikimi. Për të krijuar këtë mundësi, numri dy i PS- së u shpreh se vetë Kryeminist­ri Edi Rama, në cilësinë e deputetit, ka përgatitur një amendament që ka të bëjë me shtrëngimi­n e domosdoshë­m lidhur me verifikimi­n e pastërtisë së figurës. “Rasti i Shkodrës është një rast i cili na bën të vetëdijshë­m që kuadri ligjor ekzistues nuk është ende i plotë. Në këtë këndvështr­im, Kryeminist­ri, z. Edi Rama, më shumë në cilësinë e deputetit, sesa atë të Kryeminist­rit, do të depozitojë në Komisionin e Reformës Zgjedhore si amendament­e, shtrëngime­t e domosdoshm­e dhe më të ashpra lidhur me pastërtinë e figurës së çdo kandidati”, u shpreh Balla nga foltorja e Parlamenti­t. Kreu i Grupit Parlamenta­r i Partisë Socialiste ftoi edhe aktorët e tjerë politikë që të japin kontributi­n e tyre për forcimin e ligjit të kontrollit të figurës së kandidatëv­e. “Le të jetë Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ai që të shqyrtojë të gjithë këto propozime, me qëllim që së bashku me ju të mund ta pasurojë këtë nismë të vyer, në funksion të parandalim­it të çdo personi me të shkuar problemati­ke”, u shpreh Balla. Reagimi i numrit dy të PS- së erdhi pasi, pas përfundimi­t të zgjedhjeve të 30 qershorit, Partia Demokratik­e ka denoncuar dy kandidatë bashkisë së maxhorancë­s. Rasti i Parë ishte ai i Valdrin Pjetrit në Shkodër. PD- ja publikoi dokumente autentike se Valdrin Pjetri, mbi një dekadë më parë, ishte arrestuar dhe dëbuar nga Italia, shteti ku Pjetri ka kryer studimet. Ndërkohë, ky i fundit nuk e kishte deklaruar këtë ngjarje në formularin e vetëdeklar­imit për pastërtinë e figurës. Opozita vijon denoncimet për një tjetër kryetar bashkie të maxhorancë­s. Sipas PD- së, kryebashki­aku i Vorës, Agim Kajmaku, ka qenë i arrestuar në Greqi me emrin Alias Jorgo Toto për falsifikim parash.

 ??  ?? Balla, dje në Kuvend
Balla, dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania