Panorama (Albania)

Salianji: Edi Rama mbron Kajmakun me kodin mafioz

-

Ish- deputeti demokrat, Ervin Salianji, akuzoi Kryeminist­rin Rama se po mbron kryebashki­akun e Vorës, Agim Kajmakun, me kodin mafioz të heshtjes. “Dokumente nga Gjykata dhe Prokuroria e Athinës, të publikuara, provojnë se i përzgjedhu­ri i Ramës për të qeverisur qytetarët e Vorës, është i inkriminua­ri i radhës. Të dhënat e sistemit TIMS rrëzuan çdo alibi apo përpjekje të Ramës për të gënjyer, duke provuar se Agim Kajmaku është personi i arrestuar në Greqi si Jorgo Toto nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikua­ra. Partia Demokratik­e provoi gjithashtu se foto e pasaportës, me të cilën është arrestuar në Greqi, Jorgo Toto, është e njëjtë me foton e pasaportës së të zgjedhurit të Ramës, Agim Kajmaku. Me gjithë këto prova të pakundërsh­tueshme, Kajmaku i Rilindjes fshihet pas rreshtave të mashtrimit të Edi Ramës, që me kodin mafioz të heshtjes, mbron të inkriminua­rin, me të cilin është ulur në sofrën e pushtetit”, u shpreh Salianji në një dalje në selinë rozë. Ai akuzoi dhe Prokurorin­ë, e cila, sipas tij, nuk merret me sistemin TIMS të Kajmakut, por merret me denoncuesi­t e skandalit. “Edi Rama, prej 10 ditësh, nuk ka thënë asnjë fjalë për mollën e kalbur, nxjerrë nga shporta e krimit që mban në dorë. As ai, as Kajmaku i tij, nuk thonë dot asnjë fjalë për fotografin­ë e njëjtë në dy pasaporta, sepse fytyra e vërtetë e krimit është në dy pasaportat e një njeriu të vetëm: Agim Kajmakut alias Jorgo Toto, personi që është arratisur nga Greqia. Edi Rama nuk flet më, sepse Jorgo Toto është Agim Kajmaku, njeriu me të cilin ndan miliona euro para publike me tendera e koncesione. Edi Rama nuk guxon të thotë asnjë fjalë, sepse Jorgo Kajmaku është simboli i projektit të tij për qeverisjen me krimin dhe për krimin. Hesht tashmë edhe vetë Kajmaku, sepse nuk e fsheh dot më krimin e Jorgo Totos, krim për të cilin duhet të përgjigjet para drejtësisë. Në fakt, ai duhet të ishte i pandehur bashkë me Valdrin Pjetrin, por Prokuroria, e kapur për fyti nga Edi Rama, nuk zbaton ligjin. Prokuroria hesht dhe në vend të fletës së arrestit për Kajmakun, nis letra për Partinë Demokratik­e duke i kërkuar provat që i ka në sistemin TIMS. Prokuroria nuk zbaton Kodin Penal dhe ligjin e dekriminal­izimit për të vënë para drejtësisë të kërkuarin në Greqi, i cili ka trafikuar para të falsifikua­ra dhe mashtruar në formularin e dekriminal­izimit”, u shpreh Salianji.

 ??  ?? Ervin Salianji
Ervin Salianji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania