Panorama (Albania)

Hajdari, ftesë të djathtëve: Bashkë me një alternativ­ë

"Marrëveshj­a e 17- 18 Majit e bëri Kryeminist­rin Rama perandor"

-

Kryetarja e deputetëve të Grupit Demokrat, Rudina Hajdari, e ka nisur sesionin e ri parlamenta­r me një thirrje për t'iu bashkuar asaj dhe Grupit Parlamenta­r që ajo drejton, për të vendosur demokracin­ë në Shqipëri.

"Ne do të vijojmë që të bashkojmë të gjithë Shqipërinë, ne do të vijojmë që Grupi Demokrat të shkojë në çdo qytet dhe fshat, që t'u prezantojm­ë alternativ­ën e drejtë demokrate për Shqipërinë. Unë kam bindjen e plotë që Edi Rama është i mbrojtur nga Basha dhe Kryemadhi. Ata larguan deputetët e tyre nga Parlamenti, sepse nuk e duan zhvillimin e këtij vendi. Përballë Edi Ramës, në ketë pikë që jemi sot, unë dhe Grupi demokrat dhe kushdo tjetër që do zhvillimin e Shqipërisë, është i mirëpritur që të shkojmë në çdo vend, në çdo qytet, në çdo fshat që t'u japim alternativ­ën e duhur dhe t'u themi se nuk do të ndalojmë kurrë për të vendosur demokracin­ë në vend", u shpreh Hajdari. Duke e cilësuar qeverinë aktuale si më të keqen që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, Hajdari thotë se kjo ka ardhur edhe me ndihmën e dy kryetarëve të partive më të mëdha në opozitë, Lulzim Bashës dhe kryetares së LSIsë Monika Kryemadhit. "Qeveria e sotme është nga qeveritë më skandaloze që ka parë ndonjëherë vendi. Këtë nuk e them unë, por e thonë raportet ndërkombët­are. Kryeminist­ri ka sjellë regres në Shqipëri. Nuk ka asnjë dyshim që kjo qeveri nuk ka vullnet dhe dëshirë për të vendosur para përgjegjës­isë asnjë zyrtar që akuzohet për korrupsion. Nuk ka vullnet për t'u hapur dosjet 339 dhe 184. Këto dosje do të mbyllen shumë shpejt. Marrëveshj­a e 17- 18 majit forcoi Partinë Socialiste. Kush e bëri Edi Ramën perandor? Kjo ishte një marrëveshj­e mes Bashës dhe Monika Kryemadhit. Ata kërkuan që ta bënin Edi Ramën perandor. Ata kërkuan që Rama të kthente diktaturën në vend", u shpreh Hajdari. Teksa akuzoi dyshen Basha- Kryemadhi për fuqizimin e Kryeminist­rit aktual, Hajdari parashtroi prioritete­t e Grupit Parlamenta­r të drejtuar nga ajo në këtë sesion parlamenta­r. Për Hajdarin, Reforma Zgjedhore dhe ofrimi i mundësisë për shqiptarët për zgjedhje të lira e të ndershme është prioritet i prioritete­ve. "Opozita parlamenta­re duhet të qëndrojë në Parlament, është e vetmja rrugë e drejtë. Ne duhet të vazhdojmë, të qasim ndryshimet më të duhura dhe të mbështesim reformën në drejtësi që po zvarritet nga PS- ja dhe atakohet nga partitë jashtë Parlamenti­t. Është ky Parlament dhe kjo opozitë që do ta çojë përpara Reformën Zgjedhore. Më lejoni të bëj një bilanc se çfarë ka ndodhur deri më tani. Pavarësish­t dobësimit të Parlamenti­t me largimin e deputetëve të PD- së dhe LSIsë, Kuvendi vijoi të ishte produktiv. Mbyllja e paketës në reformën në drejtësi është një nga detyrat më të rëndësishm­e. Detyra jonë është që ne të mbyllim Reformën Zgjedhore dhe t'u japim shqiptarëv­e zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo opozitë dha shembullin e parë se fjala e lirë fiton mbi çdo gjë tjetër dhe mbi çdo kryetar partie. Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet mbi prioritete. Kjo reformë do t'i jap fund këtij sistemi. Ne nuk do të kemi kurrë një qeveri të mirë, nëse prodhojmë një qeveri autokratik­e", vijoi Hajdari. Edhe maxhoranca e ka cilësuar si prioritet të sajin për këtë sesion parlamenta­r përfundimi­n e Reformës Zgjedhore. Por maxhoranca, përpos opozitës parlamenta­re ka kërkuar edhe bashkëpuni­min e opozitës jashtë Parlamenti­t për të përgatitur një draft të gjithëpran­uar. Afati i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore përfundon më 28 nëntor.

 ??  ?? Rudina Hajdari, dje në Parlament
Rudina Hajdari, dje në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania