Panorama (Albania)

KLP miraton buxhetin, 411 milionë lekë për 3 vite

Gjatë vitit 2020, Këshilli pritet të bëjë investimet më të mëdha

- BLEONA METUSHI

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë miratoi dje buxhetin afatmesëm duke caktuar për vitin 2020 një shumë totale prej 230 milionë e 724 mijë lekësh.

Kjo shumë do të jetë e ndarë, për pagat, investimet dhe shpenzimet operative që do të ketë ky institucio­n. Për vitin 2021, KLP do të ketë një buxhet më të ulët, që kap shifrën e 165 milionë lekëve. Gjatë këtij viti, Këshilli pret që të mos ketë shpenzime për investime të mundshme, edhe për vitin 2022 pritet gjithashtu që të ketë një buxhet më të vogël se ai i vitit 2020, por më të lartë se 2021. “Këshilli bëri shqyrtimin e projekt– vendimit për miratimin e rishikimit të projekt- buxhetit afatmesëm 2020- 2022( faza teknike) të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Këshilli ka pasur në dispozicio­n relacionin dhe projekt- vendimin për miratimin e projekt- buxhetit afatmesëm 2020- 2022 të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, hartuar nga Komisioni i Planifikim­it Strategjik, i Administri­mit dhe Buxhetit dhe pasqyrat financiare shpjeguese”, njoftoi dje KLP.

BUXHETI Sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, mësohet se gjatë vitit 2020, do t’i duhet një shumë prej 120 milionë vetëm për pagat dhe sigurimet. Vlerë e cila është parashikua­r e njëjtë edhe në dy vitet e tjera. 30 milionë janë parashikua­r për shpenzime operative të këtij institucio­ni, për secilin vit. Ndërkohë, KLP ka parashikua­r që gjatë vitit 2020 të bëjë 80 milionë e 724 mijë lekë investime, vlerë e cila do të ulet në vitin 2021 në 15 milionë dhe në vitin 2022 në 10 milionë.

KLP Që pas konstituim­it në datën 20 dhjetor 2018 të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, ky institucio­n ka pasur probleme me ambientet, stafin dhe infrastruk­turën, i cili është duke u rekrutuar. Aktualisht, KLP i bën mbledhjet në ambientet e ish- Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndonëse është inauguruar edhe ndërtesa e quajtur “Poli i Drejtësisë” ku pritet të vendoset institucio­ni. Do të duhen disa investime të tjera për ta bërë këtë ndërtesë, “shtëpinë” e Këshillit, investime të parashikua­ra për t’u bërë me buxhetin e vitit 2020.

 ??  ?? Godina “Poli i Drejtësisë”, ku pritet të zhvendoset KLP
Godina “Poli i Drejtësisë”, ku pritet të zhvendoset KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania