Panorama (Albania)

Përgjimet e “BILD”, nga Kryeminist­ri te drejtori i Zyrës Arsimore

-

Në qershor të këtij viti, media gjermane "Bild" publikoi 16 audio- përgjime, pjesë të dosjes "184". Në këto përgjime dolën në një rast, Kryeminist­ri Edi Rama, ish- ministri Damian Gjiknuri, ish- deputeti Pjerin Ndreu, ish- deputeti Artan Gaçi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, shefi i komisariat­it numër pesë në Kamzë, Sali Skura si dhe drejtori i Zyrës Arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi. Përgjimet shkaktuan "tërmet" në politikën shqiptare, si dhe u komentuan gjatë në opinionin publik edhe për mosveprimi­n e Prokuroris­ë ndaj zyrtarëve të dalë në këto përgjime. Në përgjimin e parë, del Kryeminist­ri Rama duke folur me Arben Keshin. Në bisedë me të, Rama e pyet se si duket situata dhe nëse rezultatet janë te pritshmëri­të. Në përgjimin numër 2, shfaqet Arben Keshi duke folur me ish- deputetin e PS- së, Artan Gaçin. Në përgjimin numër tre, është sërish Arben Keshi i cili flet me një person të paidentifi­kuar, ku së bashku dëgjohen të bëjnë pazar për blerjen e votave. Në përgjimin numër katër, është Arben Keshi duke folur me një mësues, i cili i thotë se ka një person që ka katër vota, por që kërkon 20.000 lekë pasi do të fejohej. Në përgjimin e pestë zbardhet dialogu mes Arben Keshit, drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe dy personave të tjerë, ku njëri prej tyre ankohet se nuk i ka marrë paratë për votat. Në audio- përgjimin numër 6, Arben Keshi flet me një person të paidentifi­kuar, i cili i flet për një person duke i thënë se "nuk e ka pranuar ofertën". Në përgjimin e 7- të del biseda e Arben Keshit me drejtorin rajonal në Dibër, i cili i kërkon që të telefonojë të gjithë drejtorët e shkollave dhe t'u kujtojë të votojnë për PSsë, pasi në të kundërt do të pushohen të gjithë nga puna.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania