Panorama (Albania)

Gjendet i vdekur në banesë vëllai i vrasësit të “të fortit” të Tiranës

Uliks Gjenerali jetonte prej disa kohësh në Lukovë, vendin e origjinës së babait. Dyshohet se ka pësuar arrest kardiak

- SARANDE/ SHPRESA DINE

Uliks Gjenerali ( Gjinarari), vëllai i autorit të vrasjes së "të fortit të Tiranës", Naim Zyberi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

46- vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij në Lukovë, vendi i origjinës së familjes së tij. Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa trupi i pajetë i Gjinararit është gjendur nga djali i tij adoleshent. Policia e Sarandës, pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërkohë trupi është dërguar në morgun e Spitalit të Sarandës ku do të kryhet dhe autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ka qenë një telefonatë në orën 12: 00 të së hënës ku kërkohej ndihmë nga Policia dhe Spitali. Mësohet se i biri kishte shkuar për ta kontrollua­r, duke menduar se ishte ende në gjumë. Por, më pas, ka konstatuar se i ati nuk po bënte asnjë reagim, pavarësish­t thirrjeve të tij. Pas njoftimit në sallën operative të Sarandës, shërbimet Policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. 46vjeçari është babai i një djali 14- vjeçar, i cili mban dhe emrin e gjyshit të tij kampion kombëtar në mundje. Prej disa vitesh, familja e Uliks Gjeneralit ishte vendosur në Lukovë, ku mësohet se kanë dhe një plazh privat në Shpellë të Lukovës. Vëllai i Uliksit, Gert Gjinarari ka vetëm pak muaj që ka fituar lirinë. Ai u la i lirë në shkurt të këtij viti, pas 19 vitesh burgim. Uliks dhe Gert Gjinarari janë fëmijët e kampionit të mundjes, Stefan Gjinarari. Ndonëse vëllai i tij është dënuar për një ngjarje të bujshme, vetë Uliks Gjenerali nuk ka qenë person me precedent penal. Lidhur me shkakun që mund të kenë sjellë vdekjen e papritur të 46- vjeçarit, dyshohet se kjo mund të ketë ardhur nga arresti kardiak. Nga ana tjetër, nuk përjashtoh­et mundësia që të ketë ndikuar abuzimi me pijen alkoolike apo substanca narkotike, por këto pritet të vërtetohen nga autopsia që po kryhet në Spitalin e Sarandës.

 ??  ?? Viktima, Uliks Gjenerali
Viktima, Uliks Gjenerali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania