Panorama (Albania)

Hakmarrja që solli vrasjen e Naim Zyberit në Itali

Autorët u futën në spital, kishin fshehur pistoletën në lule

-

Në vitet ' 90-' 92, "ligjin" në Tiranë, të paktën mbi zonën e stacionit të trenit e deri tek ish- fusha e druve, e bënin dy grupime djemsh, që në atë kohë njiheshin si "Djemtë e Rrugës Bardhyl" dhe "Djemtë e Trenin të Vjetër". Të parët udhëhiqesh­in nga Gazmend Muça, ndërsa grupi tjetër nga Naim Zyberi. Por, ndryshe nga "trimëritë" e atëhershme, që shkonin deri në vendosjen e ndonjë gjobe ndaj tregtarëve të vegjël, pas pak vitesh kohët ndryshuan, po ashtu edhe "trimëritë". Tregu i drogës ishte më fitimprurë­si dhe çdo ditë e më shumë bëhej edhe më i lakmuar nga "gangsterët" e atyre viteve. Për një periudhë ata ranë në qetësi, pasi nuk kishin më kohë për konflikte me njëri- tjetrin. Kur disa prej tyre prekën Italinë, kuptuan se aty kishte vend për të gjithë. Por pas kësaj qetësie, nisi një serial i ri i përgjakshë­m, shkak për të cilin u bë dyshimi se dikush prej tyre ishte spiun i Policisë. Nisën të qarkullojn­ë fjalë sikur një efektiv Policie kishte thënë se Ardian Spahiu, i njohur si Ad Topalli, mik i ngushtë i Naim Zyberit, ishte informator i strukturav­e të rendit. Kjo vuri në lëvizje një tjetër grup, ku bënte pjesë Fatmir Rama, apo i njohur si Miri i Xhikes, kushëriri i tij, Artur Grori, dhe disa shokë të tyre. Në një atentat që i bëhet Ad Topallit, ku ai mbetet i vrarë, plagoset edhe Miri i Xhikes. Por, pas kësaj ngjarje rezultoi se informacio­ni që Ad Topalli ishte spiun i Policisë, ishte i pavërtetë. Më saktë, ishte përdorur që bandat të shkatërron­in njëratjetr­ën. Në vitin 1997, pas vrasjes se Ad Topallit, objektivi për Naim Zyberin ishte Fatmir Rama. Por kur Zyberi shkon dhe troket në shtëpinë e tij, i shoqëruar nga një mik, derën e hap Artur Grori. Ata i thanë se kërkonin Mirin e Xhikes, por ai u thotë se nuk ishte në shtëpi. Naim Zyberi me shokun e tij nisen për të ikur, por kthehen sërish, duke menduar se Grori do e lajmëronte Fatmir Ramën. Në këtë mënyrë, ata e qëllojnë disa herë me armë, duke e lënë të vrarë dhe largohen. Pak ditë më pas, vëllai i vetëm i Artur Grorit, Arbeni, i dënuar me burg të përjetshëm, dyshohet se qëllon mbi një të ri me mbiemër Maçi, pasi ishte pjesëmarrë­s në vrasjen e Arturit. Megjithatë, ai nuk do të hiqte dorë, derisa të ekzekutont­e Naim Zyberin. Zyberi shkon ne Milano, aty ku ndodhej edhe Arben Grori. Duket se ata po kërkonin njëri- tjetrin. Në një bar në Torino, Grori pikas Naim Zyberin dhe aty pati një shkëmbim zjarri mes tyre. Zyberi plagoset rëndë dhe për këtë arsye iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë. Pas kësaj ngjarje, Policia italiane e dërgon Naim Zyberin në spitalin "San Paolo" ku ruhej nga dy efektivë. Ka disa versione për ekzekutimi­n e Zyberit. Sipas të dhënave, dyshohet se ekzekutori ishte veshur si infermier, ndërsa bashkëpunë­tori i tij mbante një tufë me lule, ku ishte fshehur pistoleta. Pasi janë futur në dhomën ku qëndronte Zyberi, ka shkrehur pesë plumba mbi të me një pistoletë me silenciato­r. Askush nuk kuptoi asgjë, por më pas karabinier­ët panë që Naim Zyberi ishte vrarë nën hundën e tyre.

 ??  ?? Naim Zyberi
Naim Zyberi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania