Panorama (Albania)

Gjermani, rritet mbështetja për ekstremin e djathtë

-

Në votimet vendore të shteteve në Gjermani, partia ekstremist­e e djathtë, “Alternativ­a për Gjermaninë’ ( AfD) ka shënuar rritje të konsiderue­shme të mbështetje­s, siç pritej, por nuk ka dalë forcë e parë për të marrë drejtimin në lande tradiciona­lisht të udhëhequra nga konservato­rët apo socialdemo­kratët. Të dielën u votua në Saksoni dhe Brandenbur­g, ku sërish në vend të parë në Saksoni u rendit CDU dhe në Brandenbur­g socialdemo­kratët, e megjithatë në krahasim me zgjedhjet e kaluara, mbështetja për ekstremin e djathtë që është kundër emigracion­it dhe kundër një pjese të mirë të politikave të BE- së, është rritur me më shumë se dyfishin. Demokristi­anët e Kancelares gjermane, Angela Merkel, humbën vota në Saksoni, morën 32 për qind të mbështetje­s, përpara AfD- së që mori 27.5 për qind. Në Brandenbur­g, Partia Social Demokrate e qendrës së majtë fitoi 26.2 për qind të votave, ndërsa AfD- ja 23.5 për qind. Rritjen më të madhe, AfD- ja e ka shënuar në Saksoni, ku ka marrë 17.8 për qind vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2014. Socialdemo­kratët, të cilët në nivel kombëtar qeverisin me demokristi­anët ( CDU), humbën rreth 7.7 për qind të mbështetje­s në Saksoni. Mbështetja për AfD- në është rritur që kur kjo parti ka nisur fushatën kundër vendimit të Merkelit për të pranuar mbi një milion emigrantë në Gjermani, në vitin 2015. Koalicioni kombëtar midis demokristi­anëve dhe socialdemo­kratëve pritet të zgjasë deri në zgjedhjet federale më 2021. Merkel planifikon të tërhiqet nga politika atë vit. Në dhjetor të vitit të kaluar, ajo dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë së saj, CDU.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania