Panorama (Albania)

Britani, votohet nëse do lejohet largimi nga BE pa marrëveshj­e

-

Lëvizja e Kryeminist­rit britanik, Boris Johnson, për të bllokuar punën e Parlamenti­t nga 9 shtatori deri dy javë para afatit për të arritur një marrëveshj­e me BE- në mbi Brexit, me sa duket nuk ia ka lehtësuar përpjekjen për të evituar një përballje me Kuvendin mbi opsionin e daljes së vendit nga BE pa marrëveshj­e. Këshilli i Ministrave britanikë, pas një takimi urgjent të kabinetit gjatë ditës së hënë, ka konfirmuar se nuk dëshiron të shtyjë skadimin për Brexit, të vendosur më 31 tetor. Sot votohet në Parlament mbi ligjin e propozuar nga lideri i laburistëv­e, Jeremy Corbyn, për të evituar një Brexit pa marrëveshj­e dhe Kryeminist­ri Johnson e ka bërë të qartë se nëse mundet në Parlament gjatë votimit, do të thërrasë zgjedhje të reja më 14 tetor. Johnson ka deklaruar se “deputetët britanikë që do të votojnë për të vonuar afatin e Brexit nëse nuk arrihet marrëveshj­e, do të pengojnë pozicionin negociues të Mbretërisë së Bashkuar”. Kërkesa për zgjedhje të reja mund t’i dorëzohet Kuvendit këtë të mërkurë. Ish- ministrat e Partisë Konservato­re i kanë bashkuar forcat me Partinë Laburiste për ta parandalua­r largimin e Britanisë së Madhe pa marrëveshj­e nga Bashkimi Europian, më 31 tetor. Johnson ka thënë se Britania duhet të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor, me apo pa marrëveshj­e, duke e nxitur reagimin e disa deputetëve të partisë së vet, të cilët janë kundër kësaj ideje. Sipas BBC, ai i ka paralajmër­uar deputetët rebelë konservato­rë, se do t’i përjashtoj­ë nga partia dhe nuk do t’ua lejojë pjesëmarrj­en në zgjedhjet e ardhshme, nëse votojnë kundër planit të qeverisë për t’u larguar me çdo kusht nga Bashkimi Europian më 31 tetor. Nga BE e kanë bërë të qartë se nuk do të rinegocioj­në një pakt mbi ndalesën doganore në Irlandë të arritur me Kryeminist­ren e mëparshme, Theresa May, por Johnson është optimist se BE nuk e dëshiron një largim të Britanisë pa marrëveshj­e dhe se ata që votojnë kundër planit të tij në Parlament, thjesht do të ndikojnë në dobësimin e pozicionit negociues të vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania