Panorama (Albania)

“SHTETIN NUK E NDAJMË, AS NUK E BASHKOJMË”

-

Kandidatja për Kryeminist­re nga Lidhja Demokratik­e e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “Shtetin e Kosovës nuk e korrigjojm­ë, as nuk e ndajmë, as nuk e bashkojmë, as nuk e zhbëjmë, sepse Kosova është projekt i përhershëm dhe jo i përkohshëm”. Deklarata e saj tregon qartë qëndrimin që do të mbajë LDK në rastin kur qeveria e Kosovës mund të drejtohet prej saj pas zgjedhjeve të tetorit, nëse kthehet në tryezë ideja e korrigjimi­t të kufijve apo këmbimit të territorev­e. het se ka presione të mëdha që një marrëveshj­e përfundimt­are Kosovë- Serbi të arrihet deri në verën e vitit 2020, me dialogun e parashikua­r për të rinisur në muajin dhjetor të këtij viti. Për arritjen e kësaj marrëveshj­eje, janë ngritur dyshime se mund të rikthehet në tavolinë ideja për shkëmbim të territorev­e dhe korrigjimi­t të kufijve, e kundërshtu­ar nga shumica e vendeve europiane, kryesisht Gjermania. Një deputet gjerman i koalicioni­t CDU- CSU, që drejtohet nga Kancelarja Angela Merkel, u takua të hënën në Beograd me Presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin kanë diskutuar rreth dialogut për normalizim­in e raporteve Kosovë- Serbi. Vuçiç ka thënë se është i përkushtua­r për normalizim­in e raporteve me Prishtinën, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje kompromisi që do të jetë e pranueshme për të dy palët. “Nëse arrihet një marrëveshj­e, ne presim që ajo të ketë mbështetje­n e Gjermanisë, Bashkimit Europian dhe të gjithë komuniteti­t ndërkombët­ar”, tha ai. Përfaqësue­si i Qeverisë gjermane, Peter Beyer, ka thënë se interesi i Gjermanisë është që rajoni të jetë i qëndrueshë­m nga ana sociale dhe ekonomike. Vizita e Beyer në Serbi vjen pak ditë pas kthimit të Aleksander Vuçiçit nga Uashington­i, ku u takua me Sekretarin Pompeo. Beyer pritet që brenda dy ditësh të vizitojë edhe Kosovën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania