Panorama (Albania)

“Në shtëpinë e Mehmetit shkon njëfarë Rikard Larja”

Enveri: E di Sigurimi biografinë e këtyre njerëzve

- RIKARD LJARJA

që shokut Mehmet duhet thënë që ta mbledhë një çikë nusen e djalit, se po na ra në rrjetën e të huajve, do ta kemi zor të mos veprojmë kundër saj.

ENVER HOXHA: Mehmeti është shok i vjetër, po siç shihet ka dhe dobësira.

FEÇOR SHEHU: Më falni tani edhe për diçka tjetër. Kjo nusja e Bashkimit, Marjetë e quajnë, nuk vishet as në rregull. Vishet me fustan të çarë si ato të kinezëve. Bluzën ndonjëherë e lidhe me një kotkë që të bën përshtypje, aq sa edhe të huajt e shikojnë me vërejtje. Nga studimet që i kanë bërë njerëzit tanë dosjeve të disa të huajve, ata thonë se kjo vajzë është e bukur, liberale dhe shprehje të këtij lloji. Kjo sjellje e kësaj vajze të çon pastaj gjetkë. Kam dëgjuar të flitet që kjo vajzë ka probleme të tilla dhe nga familja, babai thonë që është... ENVER HOXHA: Bëmë baba të të ngjaj, thotë populli

FEÇOR SHEHU: Mendoj që shoku Mehmet të kërkojë më shumë nga fëmijët e vet. Tani dua t’ju tregoj dhe diçka dhe nuk di si më këshilloni ju të veproj. Një ditë, duke biseduar me shokun Kadri Hazbiu, ai më tregoi se djali i tij ka vënë re që te Bashkimi në shtëpi shkon një farë Rikard Larja. ENVER HOXHA: U, ai artisti? FEÇOR SHEHU: Po, Rikardi është artist, po këtu gabojmë ne.

ENVER HOXHA: Bukur, artist është ai, po çfarë do në shtëpinë e Mehmetit?

FEÇOR SHEHU: Ky njeri e shfrytëzon këtë, duke folur andej- këndej se ka qenë në shtëpinë e shokut Mehmet Shehu, hëngra meze dhe piva me të etj. Mirëpo, punonjësit tanë nuk i njohin të tillë njerëz, pastaj ne kemi dhe një rregull, kur njëri prej tyre shoqërohet me fëmijët e udhëheqësv­e, ai nuk ndërhyn.

ENVER HOXHA: Ai nuk ka arsye të ndërhyjë, por ama duhet të të sinjalizoj­ë ty mbi përbërjen e të tillë njerëzve.

FEÇOR SHEHU: Duhet t’u shqetësoj ndonjëherë për gjëra të tilla, por nuk kam se çfarë të bëj.

ENVER HOXHA: Jo, jo, mos më thuaj kështu. Këto çështje janë me rëndësi, se na krijojnë situata të rrezikshme. E shikon se si po ndodh me fejesën e Skënder Shehut?

FEÇOR SHEHU: Ja, pikërisht për këto i jam unë borxh Partisë. Pastaj, tek unë është edhe çështja e besimit qorrçe, sikur shoku Mehmet nuk gabon, dhe kam mësuar shumë nga kritika juaj e drejtë.

ENVER HOXHA: Mehmeti ka bërë një gabim të rëndë, por ti nuk duhet ta lejoje.

FEÇOR SHEHU: Megjithatë, e ndiej që kam boshllëqe në këtë çështje. Unë duhet t’i thosha troç shokut Mehmet: Nuk është për djalin tënd kjo vajzë. Pastaj, e dyta, kur pashë që kjo krushqi u bë, të vija te ju dhe t’ju raportoja.

ENVER HOXHA: Sikurse të thashë, tok me Nexhmijen, ne nuk dinim gjë fare. Këtë e mësuam nëpërmjet djalit, Ilirit. Ata e kishin ftuar që të shkonte të priste nusen, që do t’u shkonte për herë të parë në shtëpi. Kur po dilte Iliri, Nexhmija e pyeti: Ku po shkoni? Do të vete te shoku Mehmet,- u përgjigj ai,- më kanë ftuar se sot u vete nusja në shtëpi. - Cila nuse,- vazhdoi ajo.- U fejua Skënderi,- iu përgjigj Iliri. - Po me cilën,- e pyetën ne. Me vajzën e një profesori matematike, u përgjigj ai. U gëzuam natyrisht. Ne vendosëm të shkonim atë ditë e ta uronim edhe për shtëpinë e re, por u tërhoqëm dhe shkuam të nesërmen. Dolën na pritën Fiqreti, Mehmeti, nusja. Puthu e ngalasu me ta, dil në fotografi etj. Të pasnesërme­n më treguan si qëndronte puna e biografisë së vajzës dhe u shqetësova shumë. Thirra menjëherë Mehmetin që kishte shkuar me shërbim në Korçë dhe bisedova për këtë çështje. Tani, ti Feçor, për të gjitha këto që më tregove, shko e thuaja Mehmetit. Vërja atij në dukje që për të mirën e Partisë e të tij, unë do të them disa gjëra që kam konstatuar dhe numëroja të gjitha këto që më tregove mua. FEÇOR SHEHU: Skënderi u nda nga ajo vajza.

ENVER HOXHA: Fejesa e tij e di që mbaroi, po kemi hallin e djalit tjetër, Bashkimit, se mos na bëjë ky ndonjë punë me gruan e tij.

FEÇOR SHEHU: Se po e zbuluam ne që është spiune, pastaj do të jetë turp.

ENVER HOXHA: Do të jetë katastrofë. Si mund të lejojmë ne që një njeri i tillë të futet në shtëpinë e Mehmetit. FEÇOR SHEHU: Mbase shokut Mehmet nuk do t’i vijë mirë, por...

ENVER HOXHA: T’i vërë fre kësaj gruaje, sepse sikurse më kanë ardhur të dhëna nga jashtë, ka probleme me moralin... FEÇOR SHEHU: Diçka duhet të ketë. ENVER HOXHA: Nejse, këto që bën ajo me të huajt, janë shumë të rënda, prandaj ti kështu vepro me Mehmetin, i thuaj që unë dëshiroj të të informoj për këto, kaq di dhe kaq po të tregoj. FEÇOR SHEHU: Si urdhëron! Unë kështu si më porositët ju do të veproj. ENVER HOXHA: Organet e Sigurimit që shikojnë gjithçka dhe i kanë sytë kudo, duhet të na informojnë edhe në drejtim të familjarëv­e tanë për çdo gjë që nuk është në normat e jetës sonë socialiste. FEÇOR SHEHU: Ashtu është, shoku Enver. Ju faleminder­it. ENVER HOXHA: Me kaq mbaruam. Ditën e mirë. Vijon...

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dokumentit
Faksimile e dokumentit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania