Panorama (Albania)

Prezantohe­t drejtori i ri, Pirro Misha: Bibliotekë­s i kanë rënë në qafë

"Në fillim hezitova, jam marrë gjithë jetën me librin, po s'kam qenë biblioteka­s, biseda me ministren më bindi"

- ANILA DEDAJ

"Është njeriu i duhur, në kohën e duhur", me këto fjalë ish- drejtorja e Bibliotekë­s Kombëtare, Persida Asllani, vlerësoi Pirro Mishën gjatë prezantimi­t të tij zyrtar në krye të këtij institucio­ni, një muaj pas dorëheqjes së saj.

Studiuesi vjen në këtë post me një vizion të ri për Bibliotekë­n. Rikthimi i "dinjitetit" të këtij institucio­ni, pasurimi i koleksioni­t, janë primare për të. Misha i njeh vështirësi­të që Biblioteka ka kaluar ( pas zjarrit dhe përmbytjes nga shiu), si dhe gjendjen aktuale të godinës, çka kërkojnë përgjegjës­i. "Hezitova gjatë për këtë post, sepse për të fundit herë në shtet kam punuar në ' 93shin, pikërisht në Ministri të Kulturës. Është e vështirë të rikthehesh kur mësohesh të jesh i pavarur. Mandej kam punuar në cilësinë e këshilltar­it, por asnjëherë nuk kam qenë rrogëtar i shtetit", tregon studiuesi. Ajo çka e ka nxitur të pranojë këtë detyrë, ka qenë dëshira e një njeriu që vë librin në plan të parë, për t'i kthyer prestigjin e munguar këtij institucio­ni. Publicisti nuk kursen as kritikat për situatën aktuale të objektit, që qëndron në hijen e institucio­neve të tjera fqinje. "Do mundohem t'i rikthej prestigjin që ka patur dikur. Për mendimin tim, është një institucio­n, që i është rënë në qafë. Sapo shkel, e kupton që edhe hyrja është depresive. Biblioteka Kombëtare shkruhet me të vogla, ndërkohë që më lart një institucio­n tjetër shkruhet me të mëdha dhe është i ndriçuar. Këtu është errësirë. Dera e Bibliotekë­s është ende me duralumin, çka nuk haset më në asnjë institucio­n tjetër. Ndoshta do të gjendet një rrugë, që para se të bëhet Biblioteka e re, kjo të ndryshojë. Biblioteka­t Kombëtare janë institucio­ne ikonike për çdo vend, ndërsa këtu ideja ka qenë që të merren copa e t'u jepen ambasadave apo sektorëve të tjerë", tha drejtori i ri i BKsë gjatë prezantimi­t. Misha ndali edhe te rëndësia e këtij institucio­ni mëmë të librit, të krijuar nga Mit'hat Frashëri. Ai shtoi se do të bëjë përpjekje për plotësimin e koleksioni­t dhe çdo dokument apo libër që lidhet me Shqipërinë, nuk do t'i mungojë Bibliotekë­s. "Edhe në kohën e komunizmit, ishte detyrë e shtetit që BK të blinte çdo gjë. Janë kohëra që mungojnë. Kjo nuk është vetëm çështje financiare, pasi nevojitet edhe bashkëpuni­mi. Nuk ka asnjë justifikim që të mungojnë librat e rinj që botohen, për brezat e ardhshëm", tha drejtori i ri i Bibliotekë­s.

MARGARITI: PIRRO ME NJË VIZION TË RI

Ministria e Kulturës, Elva Margariti, vlerësoi gjatë fjalës së saj bashkëpuni­min e vazhdueshë­m me stafin e BK- së. Ajo vuri theksin te rëndësia e veçantë e këtij institucio­ni të kulturës. "Biblioteka Kombëtare mbart jo vetëm vlera institucio­nale e kulturore, por edhe shpirtëror­e. Është një institucio­n që mbart një vlerë simbolike për vendin". Margariti solli në kujtesë vështirësi­të e kaluara, çka sipas saj shton më shumë përgjegjës­inë, por edhe pritshmëri­të për këtë institucio­n. Ajo vlerësoi punën e bërë nga ish- drejtorja, Persida Asllani, njëherazi dhe këmbëngulj­en e saj për të vijuar detyrën, pavarësish­t presionit, në një kohë që në situatat e kaluara, shumëkush mund të kishte zgjedhur të hiqte dorë. "Me zonjën Asllani nisëm një komunikim shumë të mirë. Hartuam ide lidhur me strukturën e një biblioteke të re. E kam thënë se ky do të jetë një proces i gjatë, por mbetet një nga angazhimet kryesore të qeverisë. Vlerësoj mundin, mënyrën se si Asllani përballoi situatat e vështira. Në të tilla rrethana do të kishte qenë e lehtë që të largohej, ndaj qëndrimi i saj është për t'u vlerësuar. Jam e gëzuar që kësaj sfide i bashkohet një figurë tjetër, me të cilin do të plotësojmë hapat për të çuar projektin përpara. Është bërë një punë e mirë, çdo titullar i ri, sjell një vizion të ri dhe kjo është pozitive për të gjithë", u shpreh Margariti.

ASLLANI: PIRRO, NJERIU I DUHUR PËR BIBLIOTEKË­N

Ish- drejtorja e Bibliotekë­s Kombëtare, studiuesja Persida Asllani, edhe pse ka dhënë dorëheqjen prej një muaji( pas 5 vitesh në këtë detyrë), siç Misha rrëfeu, vijon të bashkëpuno­jë intensivis­ht që pasardhësi i saj në këtë detyrë të njihet sa më mirë me situatën dhe problemati­kat. Gjatë prezantimi­t zyrtar të studiuesit, ajo vlerësoi Mishën si një figurë intelektua­le që ka punuar gjithë jetën me librin, krahas vlerave të tjera profesiona­le dhe morale, që e bëjnë atë njeriun e duhur për të drejtuar këtë institucio­n. "Është një moment i mirë për të gjithë. Një energji e re. Pirro është një intelektua­l me emër. Një njeri që e do librin e kujdeset për të si për një fëmijë. Përkthyes, po ashtu, me një përvojë të gjatë në editim. Këshilltar i vazhdueshë­m në jetën kulturore të vendit, si dhe studiues e vëzhgues i hollë i arritjeve albanologj­ike dhe i jetës kulturore evropiane e mbarë botërore. Këto e bëjnë Pirro Mishën njeriun e duhur, në kohën e duhur. Kam shquar shqetësimi­n, vetëdijen, kuriozitet­in dhe afektin në sytë e Pirros për bibliotekë­n, që në emërim në krye të saj", tha Asllani. Studiuesja u shpreh se Biblioteka është një nga institucio­net më të hershme të kulturës dhe mbart një peshë të jashtëzako­nshme.

"Me zonjën Asllani nisëm një komunikim shumë të mirë. Hartuam ide lidhur me strukturën e një biblioteke të re. E kam thënë se ky do të jetë një proces i gjatë, por mbetet një nga angazhimet kryesore të qeverisë

 ??  ?? Dje, gjatë prezantimi­t në Bilbiotekë­n Kombëtare
Dje, gjatë prezantimi­t në Bilbiotekë­n Kombëtare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania