Panorama (Albania)

"Divorc" final me Interin, Vanda çon Ikardin në Paris

-

Më në fund është vendosur fjala "fund" në "telenovelë­n" e merkatos. Mauro Ikardi është një lojtar i ri i Paris Shën Zhermenit: negociatat e transferim­it u nisën natën e së dielës dhe përfunduan vetëm në orët e vona të ditës së djeshme. Sulmuesi argjentina­s pranoi transferim­in në Paris me formulën e huazimit: gjatë pasdites fluturoi nga Milano drejt kryeqyteti­t të Francës, ku kreu vizitat mjekësore dhe firmosi kontratën e re. Klubit zikaltër iu paguan 5 milionë euro për huazimin, ndërsa në fund të sezonit, PSG- ja për ta blerë do duhet të paguajë edhe 65 milionë.

RINOVIM - Ish- kapiteni largohet nga Interi pas muajsh të tërë polemikash dhe ballafaqim­esh me drejtuesit. Do tentojë të ringrihet në Ligën 1, te kampionët në fuqi, ku për momentin janë të angazhuar me dëmtimet e Edinson Kavanit dhe Kilië Mbapesë. Një zgjidhje që ka kënaqur të dyja palët: nga Mauro që i bashkohet një skuadre elitare dhe do fitojë më shumë ( 7,5 milionë në sezon kundrejt 4,5), te zikaltrit që e lënë përkohësis­ht të lirë pa humbur kontrollin total të kartonit. Sepse përpara akordit me parisianët, 26- vjeçari zgjati akordin me një tjetër vit, pra deri në 2022- shin, në mënyrë që, nëse rikthehet në "Appiano" sërish, nuk do t'i skadonte kontrata pas vetëm 12 muajsh.

NUK KA GJYQ - Lufta ligjore mes Ikardit dhe Interin, në këtë mënyrë, nuk do të ketë vijimësi. Lojtari i kërkoi Kolegjit Arbitrar, përmes një fashikulli prej rreth 15 faqesh, rikthimin e menjëhersh­ëm në pjesën taktike të stërvitjev­e, nga ku është përjashtua­r që prej ditës së grumbullim­it në Lugano, plus një dëmshpërbl­im prej 1,5 milionë eurosh, 20% të pagës. Apeli do të hidhej poshtë në rast se Mauro do të largohej nga zikaltrit. Nëse do të qëndronte, klubi do të ishte i detyruar ta aktivizojë së paku në 10% të ndeshjeve zyrtare për të evituar rreziqe, sipas artikullit 15 të rregullore­s së FIFA- s, përndryshe Ikardi do të lirohej me parametër zero.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania