Panorama (Albania)

Nis Komisioni Hetimor për shkarkimin, kur do pyetet Presidenti

KQZ, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit dhe Prokuroria i janë përgjigjur Kuvendit

-

Maxhoranca duket se nuk do të humbasë kohë për të vijuar procedurën për shkarkimin e Presidenti­t Ilir Meta.

Një ditë pas nisjes së sesionit të ri parlamenta­r, do të mblidhet Komisioni Hetimor, që ka si objekt pune verifikimi­n e procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretim­in e datës së zgjedhjeve lokale ( 30 qershor). Mbledhja është thirrur sot në orën 12 dhe ka në rend të ditës dy pika. Pika e parë parashikon miratimin e procesverb­alit të datës 15 korrik 2019, ndërsa në pikën e dytë parashikoh­et miratimi i Planit Hetimor të Komisionit. Gazeta “Panorama” ka mësuar përmes burimeve se gjatë muajit gusht në sekretarin­ë e komisionit kanë mbërritur disa përgjigje nga institucio­net publike si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit dhe Prokuroria. Në përgjigjen e Policisë së Shtetit mësohet se ndër të tjera është thënë se që pas zhdekretim­it të 30 qershorit, është rritur numri i procedimev­e penale ( bëhet fjalë për arrestimet e personave që sulmuan KZAZ- të). Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidenti­t Meta ka përgatitur gjithashtu edhe një listë me personat që do të thirren për të dëshmuar para Komisionit, por që kjo listë mbahet sekret. Ajo që është mësuar nga burimet, është se Presidenca do të thirret për të dëshmuar javën e ardhshme. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse kreu i shtetit do t’u përgjigjet pozitivish­t thirrjes për të dëshmuar para deputetëve. Mes Deputetëve të Opozitës Parlamenta­re në Komisionin Hetimor po diskutohet që të kërkojnë shtyrjen e afatit të Komisionit, pasi ende nuk është ngritur Gjykata Kushtetues­e dhe shkarkimi i kreut të shtetit në këto kushte do të krijonte sërish një vakum institucio­nal. Por ky qëndrim i deputetëve të opozitës parlamenta­re nuk është ende i kristalizu­ar. Ndërkohë, në fund të kësaj jave pritet që të mbërrijnë në Shqipëri edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët do të japin opinionin e tyre në lidhje me ligjshmëri­në e veprimeve të Presidenti­t Ilir meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Opinioni i ekspertëve të Komisionit të Venecias do të luajë një rol të rëndësishë­m në hartimin e raportit ose raporteve përfundimt­are, në rast se deputetët e opozitës dhe ata të maxhorancë­s dalin me qëndrime të ndryshme. Komisioni Hetimor Parlamenta­r me objekt pune verifikimi­n e procedurës së ndjekur nga Presidenti Ilir Meta për zhdekretim­in e datës së zgjedhjeve lokale më 30 qershor u konstatua më 11.07.2019 dhe afati i tij përfundon në fillim të muajit tetor. Pra, nëse nuk do të ketë një shtyrje të afatit të punës së komisionit, atëherë në tetor, para ligjvënësv­e vendoset opsioni për shkarkimin e Presidenti­t Meta, ose jo. Për shkarkimin e kreut të shtetit nevojiten minimalish­t 94 vota pro në seancën plenare. Më pas është Gjykata Kushtetues­e që vendos përfundimi­sht për kreun e shtetit.

 ??  ?? Komisioni Hetimor per shkarkimin e Presidenti­t
Komisioni Hetimor per shkarkimin e Presidenti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania