Panorama (Albania)

Hetimet për “184”, caktohen prokurorët për dosjen e votave

Prokurorët e Dibrës më herët kanë pretenduar se ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit për hetimin e kësaj dosjeje

-

Prokuroria e Dibrës caktoi dy prokurorët që do të hetojnë dosjen "184", e kaluar për kompetencë në këtë prokurori në muajin korrik.

Për hetimin e mëtejshëm të dosjes, janë caktuar pa short prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli, në kushtet kur në total në Akuzën e Dibrës janë 3 prokurorë. Drejtuesja e kësaj Prokurorie, Esmeralda Keshi, me kalimin e hetimeve shpalli konfliktin e interesit, për shkak se në përgjime rezulton një person i afërt me të. Duke iu referuar njoftimit zyrtar të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, të tre prokurorët kishin ngritur pretendimi­n se ndodheshin në kushte të konfliktit të interesit në këtë dosje, çka mund të sjellë dorëheqje edhe të këtyre dy prokurorëv­e dhe do të jetë drejtuesja Keshi ajo që do të vendosë. Vendimi për shpalljen e moskompete­ncës është firmosur nga prokurori Klodian Braho në muajin korrik, ndërsa mësohet se fillimisht Prokuroria e Dibrës nuk e ka pranuar dhe ka ngritur konfliktin e kompetencë­s, duke e dërguar çështjen në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Kjo e fundit i ka dhënë zgjidhje, duke e dërguar përfundimi­sht në Dibër. Dosja "184", e njohur gjerësisht si dosja e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 2016- ës, shkaktoi debate në opinionin publik disa muaj më parë, pas përgjimeve të publikuara nga media gjermane "Bild", ku rezultonin të përfshirë zyrtarë të lartë. Hetimet për dosjen "184" kanë nisur në vitin 2016, pas akuzave publike të bëra nga opozita për vjedhjen e votave gjatë përsëritje­s së procesit zgjedhor në Dibër.

PROKURORIA E DIBRËS

Duke iu referuar komunikimi­t të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, rezulton se Prokuroria e Dibrës e ka bazuar refuzimin e dosjes në katër argumente. Së pari, veprat penale janë kryer nga grupi i strukturua­r kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda. Së dyti, prokurori duhet t'i ishte drejtuar Gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik. Së treti, prokurorët e Prokuroris­ë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit, nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë dhe së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshë­m për të përballuar këtë çështje. Hetimet për dosjen "184" kanë nisur në vitin 2016, pas akuzave publike të bëra nga opozita për vjedhjen e votave gjatë përsëritje­s së procesit zgjedhor në Dibër. Kujtojmë se pas një skandali seksual dha dorëheqjen drejtuesi i bashkisë në atë kohë, Shukri Xhelili. Prokuroria vuri nën përgjim një sërë numrash në atë kohë, ndërsa hetimet u zgjatën në kohë për një periudhë prej 3 vitesh, ku nga rezultati duket se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka kryer asnjë veprim tjetër hetimor, përveç përgjimeve.

 ??  ??
 ??  ?? Damian Gjiknuri
Damian Gjiknuri
 ??  ?? Pjerin Ndreu
Pjerin Ndreu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania