Panorama (Albania)

TAKIMI NË ZYRËN E SHOKUT ENVER HOXHA ME MINISTRIN E BRENDSHEM, FEÇOR SHEHU, MË 24.9.1981

-

Feçor Shehu kërkoi këtë takim për ta informuar Enverin për ndërhyrjen e bërë për lirimin pa të drejtë nga burgu të kunatit të Bashkim Shehut si dhe për takimet e palejueshm­e që bën ky dhe bashkëshor­tja e tij në lokalet publike me të huajt.

FEÇOR SHEHU: Kërkova sot këtë takim me ju, shoku Enver, për t’ju informuar mbi ngjarjen që ka ndodhur në Durrës sesi është liruar nga burgu vëllai i nuses se Bashkim Shehut. Në korrik të vitit 1979, vëllai i nuses së Bashkim Shehut ka shtyrë një polic që ishte me shërbim në plazh, për arsye se polici nuk e lejonte këtë për të luajtur me top në rërë. Atëherë, kunati i Bashkimit e ka shtyrë policin me mendjemadh­ësi. Për këtë arsye, dega e Durrësit e ka ndaluar për t’ia dhënë Gjykatës për gjykim, siç e ka në kompetencë. Pas kësaj ngjarjeje, Edmond Sanxhaktar­i, kushëri i Fiqrete Shehut, që është instruktor në KQ, ka ndërhyrë...

ENVER HOXHA: E di, e di, ky është kushëri i Fiqretit.

FEÇOR SHEHU: Edmondi, pra, shkoi në Durrës dhe i ka thënë kryetarit të degës së brendshme se me porosi të shoqes Fiqret, vëllai i nuses në Bashkimit të mos ndiqej penalisht, por të lirohej. Kjo është në kompetencë­n e Gjykatës, i ka thënë kryetari...

ENVER HOXHA: Mirë i qenka përgjigjur kryetari, drejt paska vepruar ai.

FEÇOR SHEHU: Atëherë, Edmondi i është drejtuar shokut Arianit Çela dhe siç më ka thënë kryetari i degës, ai ia mbushi mendjen atij, pastaj shkoi e i komunikoi kryetarit të degës së Durrësit, se dhe Arianiti ishte dakord me kërkesën për lirimin e kunatit të Bashkim Shehut. Rrjedhimis­ht, atë e liruan. Më e rënda pastaj, për mendimin tim, është se përveç ndërhyrjes, jashtë burgut ishte duke pritur makina- gaz e Grupit të shoqërimit të shokut Mehmet, që kishte brenda edhe të shoqen e Bashkimit. Bashkë me këtë kishte shkuar dhe një shoqërues. Dhe që të tre këta prisnin të merrnin të burgosurin. Oficeri i rojës së degës, i revoltuar

me të drejtë, informoi kryetarin e degës, sepse u habit nga një veprim i tillë. ENVER HOXHA: Në asnjë rast nuk na lejohet të mbyllim sytë ndaj të tilla dukurive. FEÇOR SHEHU: Përveç të tjerave, gjatë punës sonë na doli se e shoqja e Bashkimit, në disa raste, ka shkuar në mënyrë të çrregullt në hotel “Adriatik” në Durrës, që frekuentoh­et nga të huajt. Ne bëjmë punën tonë dhe në asnjë rast nuk survejojmë të shoqen e Bashkimit. ENVER HOXHA: Survejojen­i dhe këtë se duhet. FEÇOR SHEHU: Ne survejojmë francezin, shoku Enver.

ENVER HOXHA: Ju survejoni francezin, po duhet të shikoni se kush nga njerëzit tanë bisedon me të.

FEÇOR SHEHU: Gjatë këtyre rasteve është diktuar se e shoqja e Bashkimit nuk është takuar me të huaj, por ama ata e kanë parë në sy njeri- tjetrin. E shoqja e Bashkimit e shikon francezin dhe ky e shikon atë. Të bën përshtypje fakti se hedhja e syve në mënyrë të theksuar është diktuar edhe katër- pesë herë të tjera dhe jo vetëm në hotel, por edhe kur fëmijët e shokut Mehmet marrin motoskafin për të shëtitur në det. Edhe në këto raste, këta janë avitur atje ku qëndrojnë të huajt, sidomos njërin nga francezët që ne e kemi në përpunim që vete ditaditës në një vend të caktuar. Nusja e Bashkimit vete me fëmijët në këtë vend, po të huajt e shikojnë, bile të dyja palët kalojnë pranë njëri- tjetrit. Gruan e Bashkimit e kanë parë nja katër- pesë herë të sillet me të huajt në park.

ENVER HOXHA: D. m. th., dhe në park qenkan pjekur me njëri- tjetrin.

FEÇOR SHEHU: E shoqja e Bashkimit ka shkuar në park me fëmijët dhe shoferin dhe atje është ulur në një stol. Më vonë ka ardhur aty dhe francezi, i cili është ulur aty pranë në një stol tjetër. Pra, këto koincidenc­a nuk mund të mos lidhen me njëra- tjetrën. Në këto raste, punonjësit tanë druhen të informojnë. Unë mendoj

Kjo nusja e Bashkimit, Marjetë e quajnë, nuk vishet as në rregull. Vishet me fustan të çarë si të kinezëve. Bluzën ndonjëherë e lidh me një kotkë, që të bën përshtypje aq sa edhe të huajt e shikojnë me vërejtje. Nga studimet që i kanë bërë njerëzit tanë dosjeve të disa të huajve, ata thonë se kjo vajzë është e bukur, liberale dhe shprehje të këtij lloji

 ??  ?? FEÇOR SHEHU KUR ISHTE MINISTER I BRENDSHEM
FEÇOR SHEHU KUR ISHTE MINISTER I BRENDSHEM
 ??  ?? Faksimile e dokumentit
Faksimile e dokumentit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania