Panorama (Albania)

Taksa e shtëpisë, si do rimbursohe­n pensionist­ët

ZYRTARJA E BASHKISE

-

Nëndrejtor­esha e Ujësjellës­it sqaron në një intervistë për gazetën procedurat dhe afatet e deklarimit për taksën e re të shtëpisë. Çfarë ndodh pas skadimit të afatit më 15 shtator dhe si do vlerësohen apartament­et për llogaritje­n e taksës. Shembujt e pagesës për çdo zonë, sqarimi i dokumentev­e dhe kategoritë e pensionist­ëve që shmangin pagesën

Kanë mbetur më pak se dy javë afat për të gjithë poseduesit e një banese, dyqani a garazhi në Tiranë për të bërë vetëdeklar­imin me qëllim taksimin për pronën.

Ata që përjashtoh­en nga taksa, pensionist­ët kryefamilj­arë dhe me pension social si dhe një sërë kategorish, duhet të shpejtojnë, pasi iu duhet një procedurë më e gjatë. Numri 2 i Ujësjellës Kanalizime­ve Tiranë, Evis Gjebrea, në një intervistë për gazetën, sqaron procedurën që ata duhet të ndjekin për ta shmangur atë. Pas vetëdeklar­imit në çdo pikë UKT- je, kategoritë që bashkia ka vendosur t'i përjashtoj­ë nga detyrimi duhet të bëjnë një tjetër kërkesë, këtë herë në zyrat e gjendjes civile. Mjafton libreza e ujit, ajo e pensionit dhe një kartë ID për të plotësuar formularin ku kërkon të përjashtoh­et nga taksa e re. Dokumenti i shkon UKT- së, e cila bën zerimin e taksës në faturën e ujit, në momentin që kjo e fundit hyn në fuqi. Për ata që s'i shmangen dot taksës, përbri shkrimit, mënyra e përllogari­tjes së saj, bazuar në zonën që i përkasin. Çfarë duhet të bëjnë qytetarët për vetëdeklar­imin?

Procesi i vetëdeklar­imit është një proces mjaft i lehtë, që çdo qytetar mund ta kryejë pranë çdo pike UKT, duke u ndihmuar edhe nga specialist­ët tanë. Në momentin që qytetari shkon për të plotësuar formularin e vënë në dispozicio­n, ai duhet të ketë me vete këto dokumente: Kopje të ID, certifikat­ën e pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontrate shitblerje, dhurimi ose shkëmbimi/ akt privatizim­i apo vetëdeklar­imi të ALUIZNI- t, rivlerësim të fundit të pasurisë nëse ka si dhe librezën e ujit apo një faturë UKT. Çfarë ndodh po nuk deklaruan sipërfaqen deri më 16 shtator?

Normalisht, ne presim që qytetarët të shkojnë dhe të kryejnë vetë deklarimin për t'u taksuar në mënyrë të drejtë. Ndërkohë, ligji parashikon edhe taksim me mesatare deri në verifikimi­n final nga agjenti mbledhës i taksës. Duam të theksojmë se ky vetëdeklar­im është detyrim ligjor, ndaj nëse qytetari nuk e bën vetë deklarimin duke u paraqitur vullnetari­sht në zyrat tona, atëherë do të jenë specialist­ët tanë që do të vijojnë punën në terren. Pra, më tej do të vijojë verifikimi i ndërtesave në terren, ndërkohë që është edhe Kadastra që na jep informacio­n në mënyrë që të procedojmë me përllogari­tjen. E mira është që qytetari ta kryejë vetë këtë proces, pasi më tej ekziston edhe mundësia që ne të procedojmë duke përdorur vlerat referuese për sipërfaqe në varësi të vitit të ndërtimit të banesave për banim. Si do llogaritet taksa në rastet e shtëpive në proces legalizimi?

Do të llogaritet njëlloj sipas formulës sonë, ndërsa qytetari duhet të dorëzojë vetëdeklar­imin që ka bërë pranë ALUIZNI- t. Baza e llogaritje­s së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim, që është 0.05%. Si më poshtë: Vlera e ndërtesës x 0,05% = Taksën Vjetore të Ndërtesës ( për ndërtesën/ njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzoh­et për banim)

( Apartament me sipërfaqe 70 m ² x çmim vlerësues 60.000 lek/ m ² ) x 0.05% = 2.100 Lek/ vit 2 100 Lek ( Taksa Vjetore): 12 muaj = 175 Lek/ muaj Vlera e Taksës mbi Ndërtesën përfshirë në faturën mujore do të jetë 175 lekë. Çfarë duhet të bëjnë pensionist­ët kryefamilj­arë për të shmangur taksën, çfarë dokumentes­h duhet të sjellin?

Nga taksa mbi ndërtesën përjashtoh­en disa kategori që janë: pasuritë e paluajtshm­e- ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshj­eve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale; ndërtesat që përdoren nga komunitete­t fetare, në funksion të veprimtari­së së tyre; ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamilj­arët që përfitojnë vetëm pension pleqërie/ pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionist­ë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë dhe ndërtesat e banimit të kryefamilj­arëve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Sa i takon pyetjes suaj konkrete për dokumentet që duhet të dorëzojnë pensionist­ët kryefamilj­arë apo ata me pension social, ky është një proces që kryhet në zyrat e gjendjes civile. Një person që përjashtoh­et nga taksa, dorëzon në gjendjen civile, librezën e pensionit, librezën e ujit dhe fotokopje të kartës së identiteti­t dhe bën kërkesë për përjashtim nga taksat.

 ??  ?? Zv. drejtoresh­a e UKT- së, Evis Gjebrea
Zv. drejtoresh­a e UKT- së, Evis Gjebrea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania