Panorama (Albania)

Një muaj për një instrument, kush është Erli Gurra, mjeshtri i violinave në Tiranë

"Tregu është i huaj. Për instrument­istët shqiptarë është shumë e vështirë të ketë një violinë- autor"

-

Tani është duke realizuar violinën e radhës dhe 90% e tyre kanë udhëtuar jashtë shtetit. "Për instrument­istët shqiptarë është shumë e vështirë të ketë një violinë- autor. Në një kohë që është kaq e rëndësishm­e që të kesh një të tillë, që të jep mundësi të shprehesh. Janë shumë të paktë dhe më së shumti puna këtu kufizohet në riparime

Atij i duhet një muaj kohë për të realizuar një instrument. Çdo hap është i bukur, i vështirë, i ndjeshëm... Ndoshta, shumë pak e dinë që ka edhe violina "Made in Albania". Erli Gura, pavarësish­t moshës ende të re, ka realizuar mbi 50 syresh. Një punë që kërkon durim dhe pasion, një vesh absolut muzike dhe dashuri për të bukurën. Tregu është i huaj. Shumë pak instrument­istë shqiptarë mund ta përballojn­ë një violinë të dedikuar. Shumica mjaftohen me rregullime të vogla. Në rubrikën "Sekrete Mjeshtërie" të Ministrisë së Kulturës, Erli Gurra tregon sesi realizohet një violinë, si i hyri këtij rrugëtimi, shkollimi në Itali, vështirësi­të e punës, lëndën e parë, klientët dhe ca "sekrete" të tjera.

Ai ka mësuar të dëgjojë këngën e drurit. Askush nuk tingëllon njëlloj. Mosha, pjekuria, temperatur­a… Si do të mund të kthehej një copë dru panje apo bredhi në një violinë të përsosur? Një mijë sekrete fshihen pas një instrument­i, që kur e merr në dorë si një copë e zakonshme druri, deri në momentin kur ajo ngjitet në një skenë, në duart e instrument­istit. Erli Gurra është një nga ata mjeshtrit e këtyre sekreteve. Nëse do ta pyesje sesi bëhet një violinë, ai nuk do të reshtte së foluri gjithë ditën. Fatmirësis­ht, është një nga ata njerëz që jo vetëm i njeh të fshehtat e zanatit, por edhe di ta shpjegojë më së miri atë.

Pa më të voglën mëdyshje, Erli na fton në vendin e tij të "mrekullive". Na këshillon të mos ia vëmë veshin rrëmujës, por e vërteta është që "laboratori" i tij i vogël është i rregullt sa më s'ka. Vjen erë e mirë druri të sapopunuar. Të gjitha mjetet e punës janë të vendosura në radhë, në mur: dalta, lima, sharra… të përmasave të ndryshme. Mbi tavolinë zdrukth, mors…, por edhe elemente violinash e violonçela­sh, të cilat janë në proces.

Duhet të kenë edhe ato kohën e tyre të qetësisë...

Kushdo do të pyeste se ç'do një djalë i ri të merret me një punë të tillë, por Erli aq sa e ka zgjedhur profesioni­n, po aq është zgjedhur nga ky i fundit.

Për të, krijimi i instrument­eve është një pasion i trashëguar. Babai, gjyshi, stërgjyshi, janë marrë me restaurimi­n dhe realizimin e veglave muzikore. Të parët, me veglat popullore të kohës, ndërsa i ati e ngriti profesioni­n në veglat muzikore më bashkëkoho­re. U rrit me këtë ndjesi dhe ishte zgjedhja më natyrale të vazhdonte në të njëjtën udhë.

Por ai vendosi ta çonte më tej. Sot, ai është "maestro liutaio", që do të thotë krijues i instrument­eve me harqe.

"Në laboratori­n e tim eti, instrument­i që më tërhiqte më shumë ishte violina. Gjithnjë isha kurioz sesi ndërtohej një e tillë dhe sillesha përreth violinave të hapura, të thyera, që ishin për rregullim. Dhe isha 10 vjeç kur kam kryer punimet e para në një violinë. Aty kuptova se ç'ishte pasioni dhe pata fatin që pasioni m'u kthye në profesion", thotë Erli, i cili pasi kreu 5 vite studimesh në Cremona të Italisë në Shkollën e ndërtimit të instrument­eve me harqe, do të ndiqte nga afër nëpër laboratorë, proceset e restaurimi­t dhe realizimit të instrument­eve, duke mësuar e "vjedhur" profesioni­n prej mjeshtërve italianë. Ishte aty ku do të shihte nga afër e do të prekte një violinë Stradivari, instrument­it mes mitit dhe së vërtetës. "Përveçse arriti të realizonte 1000 violina, edhe sot e kësaj dite është e mahnitshme sesi ka arritur të realizojë instrument­e të tillë, me vegla shumë herë më pak të sofistikua­ra se sot. Dhe ne ende vazhdojmë të kemi si synim t'u qasemi violinave të Stradivari­t".

Për të realizuar një violinë, Erlit i duhet një muaj kohë. Brenda vitit, edhe në varësi të kërkesave, mund të realizojë 7- 8 të tilla. Nëse ka marrë porosi për një violonçel, puna kërkon më shumë kohë. E ka të vështirë të thotë se cili është ai më i lodhshmi, më delikati. Secili kërkon shumë durim, precizion. Që nga përzgjedhj­a e drurit, që si gjithçka vjen nga jashtë, gdhendja, realizimi i një objekti të bukur estetikish­t, por mbi të gjitha nga ana akustike, e deri te vendosja e telave dhe ai momenti kur do të dëgjosh tingullin e parë. Precizioni duhet të jetë maksimal, luhet me të dhjetat e milimetrit… Nga një milimetër mund të varet tingulli i violinës dhe për këtë nuk duhet vetëm precizion, luftë nervash, por edhe një vesh i mirë muzike, në të kundërt do të ishte e pamundur të kapje tingullin e qashtër e të bukur. "Çdo copë druri ka reagime të ndryshme. Është zotësia e liutaio- s, që të kuptojë jo vetëm reagimin, por edhe kur duhet të ndalojë së punuari për të arritur tingullin e duhur".

Tani është duke realizuar violinën e radhës dhe 90% e tyre kanë udhëtuar jashtë shtetit. "Për instrument­istët shqiptarë është shumë e vështirë të ketë një violinë- autor. Në një kohë që është kaq e rëndësishm­e që të kesh një të tillë, që të jep mundësi të shprehesh. Janë shumë të paktë dhe më së shumti puna këtu kufizohet në riparime. Tregu im është jashtë shtetit", thotë ai.

Ndërsa numëron mbi 50 instrument­e të realizuara, ai kujton si sot violinën e parë që ka realizuar. Kjo, jo sepse nuk ka pranuar ta shesë, por e ka blerë atë. "Violinën e parë ua kam dhuruar prindërve të mi. E kam realizuar në shkollë, ia kam blerë shkollës dhe ua dhurova atyre dhe herë pas here e shoh, jo thjesht për nostalgji, por edhe për të bërë krahasime të punës sime", thotë Erli.

Me siguri, nuk është vetëm kaq. Aty është mbrujtur gjithë trashëgimi­a e brezave, dashuria për profesioni­n, pasioni, orët e gjata të punës dhe të pritjes, emocioni i të parit instrument të realizuar me duart e veta… Për bilance, është ende herët. A do të arrijë 1000 violinat e Stradivari­t?!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Erli Gurra ( Foto Aldo Bonata)
Erli Gurra ( Foto Aldo Bonata)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania