Panorama (Albania)

"Ndiqni nusen e Bashkimit se mos del spiune", raporti për familjarët e Mehmet Shehut, Enveri: Probleme me moralin

TAKIMI I DIKTATORIT ME MINISTRIN FEÇOR SHEHU: ÇFARE SHKRUANTE SIGURIMI PER FAMILJEN E KRYEMINIST­RIT. SULMI NDAJ BASHKIMIT

- Vijon nga numri i kaluar

I tronditur nga ato që mësoi në zyrën e Enver Hoxhës për çështjen e fejesës së pamenduar të djalit të Mehmet Shehut, Feçor Shehu doli në mesnatën e 21 shtatorit ‘ 81 nga zyra e kryeshefit, i bindur se kishte humbur shumëçka në besimin e këtij të fundit.

As më pak dhe as më shumë, kreu i regjimit e kishte shigjetuar fort dhe prerë ministrin e Brendshëm për tri faje të rënda: Së pari, që nuk ia ka thënë Mehmetit të heqë dorë nga krushqia me Turdiun si vajzë e një familjeje me të arratisur politikë. Së dyti, që nuk e ka vënë në dijeni atë kur ka marrë vesh celebrimin e lidhjes. Dhe së treti, që nuk ka dhënë asnjë informacio­n tek udhëheqja e Partisë kur Tirana ziente për këtë ngjarje të bujshme. Sakaq, Hoxha ka gjetur rastin dhe e ka fajësuar ministrin e Brendshëm se nuk i ka raportuar edhe për “paudhësitë” e djalit tjetër të Kryeminist­rit, Bashkimit, i cili, bashkë me të shoqen, shfaqen në Tiranë në shoqërinë e të huajve. Përveç se kaq, Hoxha, gjatë bisedës, ka konsumuar të tjera informacio­ne për “profilin e shthurur” të fëmijëve të Kryeminist­rit, të siguruara nga burimet e veta, që e kanë gjetur zbuluar kreun e Sigurimit, i cili e kishte detyrë parësore raportimin te shefi i tij për çështje të tilla që kishin të bënin me “pastërtinë” e figurës së lidershipi­t. Një fakt i tillë për Feçor Shehun nuk do të thoshte thjesht një tërheqje vëmendje, po shumë më tepër se kaq. Pas atyre çasteve kritike në zyrën më të rëndësishm­e të regjimit, ministri i Brendshëm, me të drejtë, e shihte veten në syrin e ciklonit. E, siç kishte mësuar nga përvoja, kjo nuk kishte të bënte thjesht e vetëm me sakrifikim­in e karriges. Prandaj, mendoi të thellohej në informacio­net për ato që ceku Enveri në bisedë dhe të rikthehej tek ai, duke i ofruar një tablo më të plotë rreth tyre dhe njëherazi t’i binte dhe një herë në gjunjë për mungesat që i kishte lejuar vetes. Telefonoi në kabinetin e Hoxhës që të nesërmen për një takim të dytë, por Haxhi Kroi, eminenca e kreut të regjimit, sipas porosisë së këtij të fundit, i vuri në dukje se shefi e priste në zyrë në datën 24 shtator. Shehu, në ditën e caktuar, u paraqit te Hoxha duke u përpjekur t’i tregojë se kishte reflektuar thellë dhe këtë radhë kishte siguruar një informacio­n shumë më të bollshëm. Por nga aq sa rezulton në dokument, ministri i Brendshëm, përveç ndonjë detaji të veçantë e të parëndësis­hëm për çështjen, nuk ofron diçka me interes për shefin e tij. I vetmi episod që Hoxha dëgjon për herë të parë, është vizita e aktorit të njohur Rikard Larja në shtëpinë e Mehmetit. Por si rrodhi takimi i 24 shtatorit ‘ 81 i Shehut me Hoxhën dhe çfarë ndodhi më tej me ministrin e Brendshëm....

 ??  ?? FAMILJET HOXHA E SHEHU
FAMILJET HOXHA E SHEHU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania