Panorama (Albania)

Balaj: Pikët detyrim, me Francën bilanc pozitiv

-

Dy gola në ndeshjen e fundit, minutazh i plotë me Shturm Grac dhe besim maksimal ne cilësitë e tij, Bekim Balaj është prezantuar më optimist se kurrë gjatë konferencë­s së djeshme në Durrës, teksa flet për dy përballjet e radhës ndaj Francës e Islandës, si dhe bisedës me trajnerin Reja. Shkodrani rikujton ndeshjet pozitive të kuqezinjve në përballjet me "Gjelat" dhe shpreson në përsëritje­n e tyre. Cilat janë pritshmëri­të për këto ndeshje? Sigurisht që përqendrim­i është maksimal dhe vlerësimi për këto dy ndeshje dihet. Dihet se çfarë kundërshta­ri do të kemi përballë... dihet se cila është forca e tyre. Mirëpo, ne do të bëjmë përgatitje maksimale dhe do të bëjmë të mundur që i gjithë grupi të jetë gati për dy ndeshjet, që t'i përballojm­ë në mënyrën më të mirë të mundshme. Si në Francë, edhe në ndeshjen në shtëpi, të luajmë për rezultat pozitiv. Në Francë shpresoj të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të pretendojm­ë që të marrim pikë edhe atje.

Grupi ka edhe përballje që deri- diku konsideroh­en të kalueshme, po kjo me Francën?

Nëse i kthehemi pas ndeshjeve në të shkuarën, në ndeshjet me Francën le të themi që kemi deri diku një eksperienc­ë pozitive. Kështu që, pse jo, të pretendojm­ë. Madje, jemi të detyruar që të pretendojm­ë të marrim pikë edhe në Francë. Do të jetë një ndeshje në të cilën do të kërkojmë vlerësim dhe përqendrim maksimal, pasi sigurisht që përballë një ekipi si Franca, nuk është e lehtë. Gjithsesi, ne do të provojmë të arrijmë gjithçka që është e mundur.

Pas golave në kampionati­n austriak, a keni rezervuar një edhe për Francën?

Është tjetër gjë... Normalisht që më vjen mirë kur në ekipin Kombëtar vij me gola si në ndeshjen e fundit. Forma që po kaloj, minutazhi dhe të gjitha ndikojnë. Ndihem mirë dhe vij nga një moment i mirë, pasi të gjitha ndeshjet e para të ekipit në kampionat i kam luajtur thuajse të gjitha të plota. Ndaj shpresoj që kjo ecuri pozitive të vazhdojë edhe në këto ndeshje në ekipin kombëtar.

A jeni takuar me trajnerin Reja dhe cilat janë fjalët e para me të?

I jam bashkuar grumbullim­it vetëm gjatë mëngjesit ( dje), për shkak të ndeshjes që kisha ditën e diel. Pata edhe një bisedë të shkurtër me trajnerin dhe ai më përgëzoi edhe për golat, por edhe për aktivizime­t që kam pasur me skuadrën.

Forma dhe aktivizime­t e deritanish­me e rrisin pritshmëri­në që të luani, apo jo?

Hmm ( Mendohet...) Të them të drejtën, dëshira për të luajtur në ekipin kombëtar është e të gjithë lojtarëve. Të gjithë jemi gati, por në fund është trajneri që bën zgjedhjen. Ai do të bëjë zgjedhjen e duhur mbi atë se çfarë kanë treguar lojtarët, mbi atë edhe se çfarë do të tregojnë në stërvitje, por edhe në varësi të skemës që do të përdorim.

Meqenëse përmendët skemën, ju pëlqen që të luani si pykë e vetme apo preferoni ndonjë shok në sulm?

( Qesh..) Mendoj se nuk është momenti që të plotësojmë tekat apo dëshirat tona. Them se misteri ( trajneri) i ka përgatitur maksimalis­ht këto dy ndeshje dhe e di mirë se si do të vendosemi ne në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania