Panorama (Albania)

Të përndjekur­it, emrat e rinj për këstin e tretë

Ministria e Financave nis ndarjen e këstit të tretë për trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve. Emrat e rinj që marrin dëmshpërbl­imin nga fondi 3 milionë USD

-

Ministria e Financave ka publikuar listën e re me emrat e trashëgimt­arëve që janë në radhë për këstin e tretë të dëmshpërbl­imit.

Janë rreth 100 dosje të shqyrtuara rishtazi nga kategoria e ish- të përndjekur­ve që nuk jetojnë më, rreth 200 përfitues të cilët për të marrë pagesën duhet të bëjnë plotësimin e dosjes. Veç numrit të llogarisë, familjarët e të dënuarve duhet të dorëzojnë kopje të kartës së identiteti­t, dëshmi trashëgimi­e, certifikat­ë të trungut familjar dhe certifikat­ë vdekjeje. Sipas ligjit të ndryshuar, për plotësimin e dosjes familjarët e kanë tre muaj afat. Janë më shumë se 2500 trashëgimt­arë, të cilët kanë marrë këstin e tretë të dëmshpërbl­imit në 6- mujorin e parë të këtij viti. "Në krye të 6 muajve nga çelja e këstit të tretë, nga 1700 dosjet e para në radhë kronologji­ke të pagesave për procesimin e këstit të tretë, 1230 i janë nënshtruar shqyrtimit juridik dhe pagesës. Pjesa tjetër është në proces të plotësimit të dokumentac­ionit që mungon me qëllim procesimin e tyre për pagesë. Deri tani, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërbl­imeve ka lëvruar këstin e tretë për 2646 subjekte përfituese", ka bërë më herët të ditur Ministria e Financave. Në fund të muajit qershor, është publikuar edhe lista e dytë me 1700 dosjet e radhës të shqyrtuara për këst të tretë. Bëhet fjalë për vendimet e pas 2009- s, për të cilat ka nisur plotësimi me dokumentac­ionin e nevojshëm. Sa i takon fondit të mbetur, në arkën e Drejtorisë së Pagave dhe Dëmshpërbl­imeve janë edhe rreth 3 milionë dollarë, të cilat do të ndahen në muajt në vijim. Duke qenë se pjesa dërrmuese e fondit është përdorur në gjysmën e parë të vitit, atëherë pak mundësi ka që me paratë e mbetura të përballohe­n pagesat për dosjet me vendime të pas 2009. Ligji parashikon që pjesa më e madhe të shkojë për ish- të përndjekur­it që jetojnë dhe vetëm 30 për qind e fondit vjetor të përdoret për trashëgimt­arët. Vetëm pasi të jenë përmbyllur këstet për të dënuarit që jetojnë, fondi i plotë do të përdoret për trashëgimt­arët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania