Panorama (Albania)

Simbioza e rrezikshme Qeveri- PPP

- ZEF PREÇI

Është interesant­e të vëzh gosh marrëdhëni­et e qeverive shqiptare me koncesiona­rët grabitës të pasurive dhe fondeve publike, gjoja “në emër të zhvillimit” të sektorit të shërbimit, ku ushtrojnë aktiviteti­n e tyre këta të fundit apo të infrastruk­turës përkatëse. Së pari, retorika politike ndaj kontratave koncesiona­re, të nënshkruar­a nga administra­tat paraardhës­e, ishte dhe...

është tejet populiste dhe agresive, gjithnjë duke lëshuar lot krokodili për pasurimin jashtë kushteve të tregut dhe me norma të larta fitimi monopol, për përfitimet e dyshuara korruptive të politikanë­ve firmosës të këtyre kontratave, për varfërimin që këto kontrata u sjellin qytetarëve shqiptarë etj. E pra, këto konstatime, përgjithës­isht të vërteta, mund t’i realizojë edhe një “qytetar mesatar”, që nuk disponon as të dhënat argumentue­se në shifra dhe as aparatin profesiona­l të analizës për “përkthimin” në një gjuhë të kuptueshme për qytetarët, që presupozoh­et ta zotërojnë politikanë­t. Si përfundim, sot, në institucio­net e shtetit, rrallë gjen ndonjë denoncim të argumentua­r që jo vetëm i vë në lëvizje këto institucio­ne, por edhe i shtyn realisht të mbrojnë interesat publike.

Së dyti, mbas ardhjes në pushtet të një maxhorance, retorika luftarake populiste kundër kontratave koncesiona­re dhe PPP- ve që dëmtojnë interesat publike shndërrohe­t brenda si me magji në të kundërtën e vet. Ajo zbutet dhe bëhet më miqësore dhe gjenden shtigjet që të “vazhdojë puna”, shumë- shumë me ndonjë ndryshim nënkontrak­torësh ( nënkupto: përfituesi­sh okultë) etj. Publikut i thuhet në zë dhe bën zë se këto marrëveshj­e janë miratuar nga Kuvendi, d. m. th., do të penalizohe­t Shqipëria ( sepse ata që firmosën dhe firmosin janë vetëm përfitues neto votash dhe miliona eurosh), ndërsa faturën e kripur e paguan si gjithmonë konsumator­i, taksapague­si, votuesi... A nuk ndodhi kështu me “rinegocimi­n e kontratës së skanimit të kontejnerë­ve me Rapiscan- in shqiptar prej 215 milionë eurosh, që është në fuqi edhe sot e kësaj dite? Madje, të akuzuarit si autorë dhe përfitues të asaj kontrate jo vetëm që nuk u dhanë kurrë për ndjekje penale, por edhe u graduan pak vite në vonë... shembuj të tillë ka plot dhe cilido mjafton të kujtojë, p. sh., sesi maxhoranca aktuale premtoi “t’ia kthejë naftën popullit” dhe ia “ktheu” nja dy a tri herë të parit “biznesmen serioz amerikan”, i cili u shfaq në krah të drejtuesve kryesorë të qeverisë, duke u lënë qytetarëve shqiptarë, veç çmimit të lartë dhe cilësisë së ulët, që shkatërron ambientin edhe shëndetin, edhe disa fatura prej qindra milionë eurosh taksa të vjedhura “ditën për diell” nga klientët e qeverisë...

Së treti, në kushtet kur kontratat PPP dhe koncesione­t firmosen në afate tejet të gjata sipas interesave të oligarkëve dhe në dëm të interesave publike, atëherë edhe mekanizmi i bashkëjete­sës së këtyre të fundit me politikanë­t përfitues të radhës mbetet zgjatja e mëtejshme e këtij afati. Në shqip, kjo do të thotë vazhdimi i grabitjes “me ligj” të fondeve dhe të pasurive publike, por duke krijuar mundësi për përfitime për cilindo që ka pushtet, veç sovranit që rri e dëgjon fjalimet dhe videot 4D për të mirat e qeverisjes në kohën e ardhshme, përndryshe në... “jetën e përtejme”... Cili qeveritar mund të mbrojë edhe sot para publikut zgjatjen e afatit të koncesioni­t të aeroportit të Rinasit? A u ulën për këtë shkak çmimet e biletave të udhëtimit përmes këtij zgjatimi të afatit të kontratës koncesiona­re dhe lidhjes së këtij vendimi me krijimin e kompanisë fantazmë kombëtare të aviacionit publik me kapital shtetëror turk dhe aksionarë të çuditshëm privatë në të? Nuk po flas për aeroportin imagjinar të Vlorës dhe fluturimet me avionë turq të riemërtuar çuditshëm, por me çmime serish “të kripura”... Sot bëhet me dije se edhe koncesioni­t të kontrollit teknik të automjetev­e i është rinovuar kontrata. E kjo ndodh kur qeverisë i është rekomandua­r me shumë se një herë dhe publikisht nga KLSH dhe Autoriteti i Konkurrenc­ës hapja e këtij tregu me qëllim lejimin në të të operimit jo të një kompanie të vetme si sot, por të disa kompanive të tilla si rruga që krijon konkurrenc­ën, përmirëson shërbimin dhe ul çmimin e shërbimit për qytetarët. Interesat e kujt mbron zgjatja e kontratës përkatëse koncesiona­re? Të publikut jo. Kontrata të tilla zgjaten edhe në botë, por quhet rinovim i kontratës në të njëjtat kushte kur nga afati i parë janë arritur treguesit e performanc­es. Institucio­net përgjegjës­e shqiptare duhet të publikojnë kontratat koncesiona­re dhe kushtet e tyre, treguesit e performanc­ës dhe realizimin hap mbas hapi, vit mbas viti të këtyre treguesve. Përndryshe, organi i akuzës, i deformuar ( siç është sot) apo i reformuar ( siç dëshirojmë të jetë nesër) së bashku me SPAK ( kurdo që të krijohet) duhet të veprojë për të mbrojtur ligjshmëri­në e interesave publike.

Të jemi të qartë: qytetarët po varfërohen përditë e më shumë dhe as blerja e masmedias, as përdorimi i parave publike për të financuar kompani te posaçme për shpëlarje truri, duke hequr nga “Youtube” videot komprometu­ese të “udhëheqësv­e” duke lënë në të vetëm propagandë­n bajate tashmë të dalëbojë të ditës, nuk krijojnë dot më imazhin e Shqipërisë virtuale për të mbytur zërin e Shqipërisë reale që po lëngon nga varfëria, korrupsion­i dhe mungesa e shpresës për t’u bërë një vend i jetueshëm.

Ndërsa, çfarëdo argumenti gjoja në emër të neoliberal­izmit të situatës katastrofi­ke të krijuar në keqpërdori­min e kontratave koncesiona­re dhe atyre PPP në ekonominë shqiptare, nuk është gjë tjetër, veçse “krehje bishti” ndaj oligarkëve dhe tregues i shterpësis­ë së ideve dhe simbiozës së rrezikshme të qeverisë me këto të fundit. Është koha që kjo lloj ekonomie hibride e kapitalizm­it kaotik dhe pa rregulla loje që garantojnë konkurrenc­ën e lirë në tregje, të ndryshojë dhe përgjegjës­ia e ndryshimit bie mbi të njëjtën elitë politike në pushtet dhe në opozitë, që është përgjegjës­e pjesërisht a plotësisht, direkt ose indirekt, për gjendjen e krijuar. D. m. th., nuk mjaftojnë lojërat politike me “rishikim të Kodit Zgjedhor” etj., por duhet shkëputje nga kontrolli i oligarkisë dhe simbioza e rrezikshme e klasës politike sunduese me të.

Është koha që kjo lloj ekonomie hibride e kapitalizm­it kaotik dhe pa rregulla loje që garantojnë konkurrenc­ën e lirë në tregje, të ndryshojë dhe përgjegjës­ia e ndryshimit bie mbi të njëjtën elitë politike në pushtet dhe në opozitë, që është përgjegjës­e pjesërisht a plotësisht, direkt ose indirekt, për gjendjen e krijuar. D. m. th., nuk mjaftojnë lojërat politike me “rishikim të Kodit Zgjedhor” etj., por duhet shkëputje nga kontrolli i oligarkisë dhe simbioza e rrezikshme e klasës politike sunduese me të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania