Panorama (Albania)

Palmer tregon synimet e SHBA për Ballkanin dhe Shqipërinë, zyrtari i DASH vjen në Tiranë

Dialogu Kosovë- Serbi, Palmer takon në Forum ministrat e Jashtëm Pacolli dhe Daçiç

- ARISTIR LUMEZI

I ngarkuari i posaçëm i SHBA- së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u shpreh dje se synimi i Departamen­tit të Shtetit është hapja e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

"Të mundësohet hapja e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", u shpreh në Forumin Strategjik të ' Bled- it', në Slloveni, Palmer, duke rikonfirmu­ar edhe njëherë mbështetje­n e plotë të SHBA- ve për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE- në. Sipas Palmer, në fjalën që ai mbajti në këtë forum, janë tri pika ku duhet të fokusohet puna. "Vitet e fundit është folur shumë pse USA nuk është prezent në Ballkan dhe nuk e ka më shumë në fokus. Pikërisht për këtë arsye, për të qenë prezent më shumë në rajon dhe duke takuar më shumë drejtuesit e rajonit, synimet kryesore të punës janë: Të mundësojë hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Të mundësojë dialogun SerbiKosov­ë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemati­kat kryesore; Bosnja dhe Hercegovin­a të bëhet një shtet funksional", tha Palmer.

DIALOGU Në lidhje me situatën "e ngrirë" në Ballkan mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë forum, të dy ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve janë takuar me ndërmjetës­in e ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili do të jetë edhe ndërmjetës­i i palës amerikane në dialogun Kosovë- Serbi në bashkëpuni­m me BE- në, për gjetjen e marrëveshj­es përfundimt­are gjithëpërf­shirëse mes dy palëve. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se takimi me Palmer ishte pozitiv dhe se për fillimin e dialogut, Qeveria e re e Kosovës duhet të heqë taksën ndaj Serbisë, si dhe duhej të pritej për kalimin e kompetenca­ve për postin e shefit të politikës së Jashtme të BE- së, nga Federika Mogherini te Joseph Borell. Ndërsa ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili po ashtu u takua me Palmer, ka thënë se e ka uruar atë për detyrën e re. "E përgëzova z. Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet", tha ai. Pacolli shtoi se: "Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishë­m që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë" dhe theksoi se, "Normalizim­i i marrëdhëni­eve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë më pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashington­it për këtë synim". Tematika e këtij forumi është "Ballkani Perëndimor - Europianiz­imi, Demokratiz­imi".

Synimet kryesore të punës janë: Të mundësojë hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Të mundësojë dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemati­kat kryesore; Bosnja dhe Hercegovin­a të bëhet një shtet funksional

 ??  ?? Matthew Palmer
Matthew Palmer
 ??  ?? Matthew Palmer
Matthew Palmer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania