Panorama (Albania)

Vrau të atin me sëpatë, dëshmia e 35- vjeçarit: Më dhunonte

I riu nga Memaliaj dyshohet se vuan nga probleme mendore. Qëlloi babain pas debatit në pyll: Më keqtrajton­te, s’durova më

-

Masakroi të atin me sëpatë, 35- vjeçari pranon krimin para hetuesve.

Arjan Shahaj, një ditë pasi vrau me mjetin prerës babanë e tij 77- vjeçar, ka rrëfyer motivin që e çoi drejt krimit makabër. I riu nga Memaliaj është shfaqur i qetë dhe gjakftohtë gjatë marrjes në pyetje. Gjithashtu, 35- vjeçari nuk ka shfaqur asnjë pendesë për vrasjen e babait në pyllin e fshatit Shalës. Para uniformave blu në Komisariat­in e Gjirokastr­ës, ai ka pohuar se e goditi qëllimisht me sëpatë të atin, për ta lënë të vdekur, duke rrëzuar çdo alibi se vrasja nuk ka qenë e qëllimshme. Duke rrëfyer ngjarjen me detaje, Arjan Shahaj pranoi autorësinë e krimit të rëndë dhe shpjegoi se e vrau të atin pasi ai e keqtrajton­te. "E vrara se më keqtrajton­te, nuk duroja dot më", ka thënë ai. Gjithçka ka ndodhur pas një debati të momentit babë e bir, kur 35- vjeçari, sipas pretendime­ve të tij, i lodhur nga mënyra se si trajtohej në familje, ka goditur për vdekje të atin e më pas është larguar në drejtim të Tiranës, duke përshkuar me këmbë shtigjet dytësore mes maleve, në drejtim të rrugës nacionale, ku edhe u ndalua nga postblloku i Policisë. Në dëshminë e tij, 35- vjeçari tha se e kreu aktin e rëndë me vetëdije të plotë pas dhunës që pretendont­e se babai i moshuar ushtronte ndaj tij. Arjan Shahaj dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor që pas përfundimi­t të shkollës së mesme. Ai vrau të atin në një pyll të fshatit Shalës në Memaliaj, ku kishin shkuar për të prerë dru. 35- vjeçari ka qenë i dënuar me 12 vjet burg për tentativë vrasjeje të bashkëfsha­tarit të tij, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Pasi kreu dënimin, ai la qelinë e burgut rreth 15 vite më parë, por edhe pas kësaj, Shahaj ka shfaqur sjelle të dhunshme brenda familjes. Ai madje ka tentuar të vrasë dhe nënën në një rast, ndërsa ka tentuar të vrasë edhe një tjetër të afërm të tij. Pavarësish­t shenjave të theksuara të dhunës, Arjan Shahaj jetonte në shtëpi me familjarët e tij duke mos u konsiderua­r si rrezik për shoqërinë, ndërsa mëngjesin e 2 shtatorit, ai qëlloi për vdekje me sëpatë të atin 77- vjeçar.

NGJARJA

Vrasja e Iljaz Shahaj nga i biri duket një krim urrejtjeje pasi, i moshuari është goditur tri herë me sëpatë. Në kushtet e inferiorit­et përballë familjarëv­e të tjerë, djali i tij ka zbrazur të gjithë inatin mbi babanë. Në këtë akt, rol kyç ka luajtur dhe gjendja e tij mendore, e cila herë- herë shfaqte paqëndrues­hmëri. At e bir shkuan si çdo ditë për të bërë dushk për bagëtitë në pyllin e fshatit Shalës ku edhe ndodhi ngjarja. Pas vrasjes së të atit, 77- vjeçarit Iljaz Shahaj, 35- vjeçari tentoi të arratisej drejt Tiranës, por u arrestua nga Policia. Ai u kap në aksin Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Poçem të Mallakastr­ës, pranë kthesës së Levanit, teksa udhëtonte drejt kryeqyteti­t me një furgon të linjës. Si njohës i mirë i zonës, ai ka shfrytëzua­r rrugët e shkurtra mes shtigjeve malore për të dalë në aksin nacional, ku ka hipur në furgonin e linjës Gjirokastë­rTiranë. Gjatë ndalimit të mjetit nga Policia, mësohet se 35- vjeçari i ka bërë rezistencë forcave të Policisë, duke i kundërshtu­ar me dhunë.

 ??  ?? Momenti i shoqërimit të 35- vjeçarit në Polici
Momenti i shoqërimit të 35- vjeçarit në Polici
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania