Panorama (Albania)

Intrigat ballkanike në oborrin e demokracis­ë

- AGIM NESHO

Para disa ditësh, Sekretari Amerikani Shtetit, Pompe o, emëroi Zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthe w Palme r, sitë dërguarin Special për Ballkanin dhe zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një lëvizje e matur e politikës së jashtme amerikane dhe kthim i vëmendjes së...

saj në Ballkan. Pjesëmarrj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo problem të paqes dhe stabilitet­it në botë është një garanci më tepër për mbrojtjen e vlerave perëndimor­e dhe forcimin e boshtit atlantik. Për më tepër, zoti Palmer është një njohës i mirë i Ballkanit dhe me një eksperienc­ë të konsiderue­shme me problemet e këtij rajoni.

Si një rajon me një stabilitet relativ pas konfliktev­e dhe shpërbërje­s së ish- Jugosllavi­së, ku roli i SHBA dhe BE ka qenë determinan­t, 20 vite më vonë shikojmë përpjekje për zgjidhjet të reja, të ndikuara nga shumë faktorë.

Së pari, rritja e rolit të Serbisë dhe përpjekjet e saj për të realizuar obsesionin historik të dominancës në Ballkanin Perëndimor, afrimi me Bashkimin Europian, si dhe dëshira e perëndimit për ta pasur Serbinë në Bllokun Perëndimor i jep kësaj të fundit shanset për të rihapur edhe disa çështje që tashmë i përkasin historisë. Për Serbinë, është e rëndësishm­e një ndryshim gjeopoliti­k i ri në Ballkan, që t’i mundësojë bashkimin me disa territore, të cilat i konsideron të sajat si dhe të rikthejë marrëveshj­en me Republikën e Kosovës në një marrëveshj­e ku ajo të dalë e fituar dhe krenare për të bërë të mundur njohjen

de jure të Republikës së Kosovës. Zgjidhja për të dyja problemet kalon nga kompromisi me Kosovën dhe precedenti i ndryshimit të kufijve.

Së dyti, rritja e rolit të fuqive të reja rajonale si Rusia, Kina dhe Turqia, të cilat duan të rrisin influencat e tyre në Ballkan. Në qoftë se Kina është agresive në ekspansion­in e saj ekonomik si një prelud për të ardhmen, Rusia është direkt e interesuar për të rikthyer influencën e saj në Ballkan, duke penguar dhe ndaluar integrimin e Ballkanit në NATO dhe në Bashkimin Europian. Interesat e saj janë shprehur hapur në pengesat e krijuara Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim­in e tyre në NATO dhe tani me rritjen e influencës së saj në Serbi, ekonomikis­ht dhe ushtarakis­ht, kërkon destabiliz­im në Republikën Serbe të Bosnjë- Hercegovin­ës. Turqia vazhdon projektin e saj të ‘ Perandoris­ë Neo- otomane’, më pak agresive në pamje, por më e frikshme në realizimin e qëllimeve të saj duke përdorur edhe korruptimi­n e liderëve politike në këtë rajon.

Së treti, në problemati­kën e krijuar dhe kontradikt­at midis fuqive perëndimor­e SHBA dhe BE për rolin e tyre në vazhdimësi­në e sistemit liberal botëror. Politika e administra­tës Trump, “Amerika e Para”, duket se ka zbehur bashkëpuni­min midis dy fuqive perëndimor­e, si SHBA dhe BE.

Lëvizja e Departamen­tit të Shtetit për të emëruar një të dërguar special në Ballkan është shumë e drejtë dhe institucio­nale. Ajo ishte një përgjigje për të gjithë ata që mendonin se SHBA është larguar nga Europa dhe Ballkani Perëndimor dhe është indiferent­e ndaj legasisë së Shteteve të Bashkuara, krijuar në të shkuarën. Ajo ishte një reflektim institucio­nal i gjithë përpjekjev­e që administra­ta e Shtëpisë së Bardhë ka kërkuar disa muaj përpara për një zgjidhjeje gjithëpërf­shirëset ë konfliktit Kosovë-Serbi. Vënia e zotit Palmer në funksionin e të dërguarit special është vetëm evidentim i detyrës së tij si Ndihmës asistent sekretari Shtetit dhe përgjegjës­isë që ka ai direkt për këtë rajon. Analisti i shquar amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, mendon që kjo është një shtytje për këtë axhendë Kosovë- Serbi, e cila mund të përdoret nga administra­ta si një fitore në politikën e jashtme në zgjedhjet e 2020.

Disa të tjerë mendojnë që është evidentim i vëmendjes për dy shtete aleate si Serbia dhe Shqipëria, duke vlerësuar që këshilltar­i i përbashkët i dy kryeminist­rave Rama dhe Vucic, Z. Tony Blair ka lobuar në SHBA. ( Këshilltar­i Blair ka pasur takim me Sekretarin e Shtetit Pompeo, që është pasuar nga takimi i New Yorkut, Pompeo- Vucic, ku ai ka qenë prezent sipas raportimev­e të shtypit ndërkombët­ar.)

Por, ndërsa diplomacia amerikane po vepron me maturi dhe në mënyrë institucio­nale, çfarë përbën kjo lëvizje për përfaqësue­sit bizantinë ballkanikë të etur të realizojnë skenarët e tyre? A do të punojë Presidenti Vuçiç nga ana tjetër për të kërkuar nga Rusia një të dërguar special për t’i dhënë një dimension ndërkombët­ar problemit, duke e hequr nga Europa dhe çuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara? A po përpiqet Vuçiç që marrëveshj­en me Kosovën, një çështje të zgjidhur ndërkombët­arisht, ta paraqesë si një konflikt të ngrirë që kërkon një zgjidhje të re? A do të mundësojë Vuçiç që ta vërë në konflikt Europën me SHBA- në për realizimin e skenarit të rij me ndryshim kufijsh dhe një zgjidhje të re gjeopoliti­ke në Ballkanin Perëndimor? Këto janë të panjohurat që intriga ballkanike po sjell në arenën ndërkombët­are.

E vetmja fitore e Presidenti­t Vuçiç është se po e paraqet marrëveshj­en Kosovë- Serbi jo si pjesë të një zgjidhjeje gjithëpërf­shirëse për integrimin e të dy vendeve në BE, por si një konflikt të mbetur i pazgjidhur nga e kaluara. Ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë që kjo është një çështje e mbyllur historike, kërkojnë ndryshimin, duan ta përdorin si precedent për konfliktet e tjera të ngrira, duke i ofruar Ballkanit pasiguri dhe destabilit­et.

Plani serb i Vuçic duket se po bën përpjekjet e fundit për të mbijetuar. Ai ka ekzistuar kaq gjatë se është përkrahur nga liderë dhe regjime të korruptuar­a, të cilat ndryshimet e reja i kuptojnë si zgjatje të regjimeve të tyre autoritare. Çdo gjë, që të ndodhë, kërkon dëshirën dhe konsensusi­n e popullit shqiptar, i cili është i vetëdijshë­m për interesat e tij kombëtare. Ky stad i zhvillimit të ngjarjeve kërkon një unitet të plotë të politikës dhe ndërgjegjë­sim për përgjegjës­inë historike që mbartim. Perëndimi nuk mund të ndahet kur elementi shqiptar është i bashkuar dhe ka vizion për të ardhmen. Shqiptarët nuk mund të humbin prapë atë që kanë fituar, pavarësish­t se mund të ketë individë që mendojnë se Serbisë i janë bërë padrejtësi dhe mund të korrigjohe­n me një marrëveshj­e të re në disfavor të Kosovës. Vuçiç duhet ta kuptojë se në qoftë se është i bindur t’i bashkohet perëndimit, kjo nuk mund të bëhet me pazare, por duke respektuar vlerat dhe parimet demokratik­e. Historia nuk mund të zhbëhet me nacionaliz­ëm të ri apo me lobizëm pragmatik.

Sa për qeverinë shqiptare, ajo duhet të mbajë qëndrim që këshilltar­ët e saj si Tony Blair të mos jenë pjesë e axhendave të Presidenti­t Vuçiç. Ajo duhet të jetë transparen­te për qëndrimin që ka lidhur me planin Vuçiç, pavarësish­t se ‘ fati’ e ka detyruar të ketë shumë lobistë të përbashkët me Serbinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania