Panorama (Albania)

ATP hap aplikimet, emrat e pronarëve që ndajnë 5 milionë USD

ATP: Dorëzimi i kërkesës mund të bëhet nga data 9 shtator

-

Pa shumë vonesë, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka hapur aplikimet për pronarët që preken nga ndërtimet pa leje.

Vetëm një javë nga miratimi në Qeveri i vendimit për kompensimi­n financiar të 810 pronarëve, ATP u bën thirrje familjeve që preken, që të paraqiten për të dorëzuar kërkesë. Dorëzimi i dokumentev­e mund të bëhet duke nisur nga data 9 shtator dhe nuk do të jetë i kufizuar në kohë, çka do të thotë se pronarët mund të paraqiten në çdo kohë për të aplikuar. "Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralit­etet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 574, datë 28.08.2019. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituese do të fillojë në datën 09.09.2019 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë", thuhet në njoftimin e agjencisë. Gazeta publikon sot emrat.

FONDI

Fondi i vënë në dispozicio­n për këto familje është rreth 5 milionë dollarë. Në fazën e parë, pronarët përfitojnë deri në 5 këste, në masën 70 për qind të vlerës së faturës. "Sipërfaqja që kompensohe­t është 44 381,6 m ² dhe vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 545 797 214,89 lekë. Për kompensimi­n e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n", thuhet në vendimin e Qeverisë.

DOKUMENTET

Krahas kërkesës për kompensim, pronarët duhet të dorëzojnë dëshminë e trashëgimi­së, prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre, vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare, fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit dhe mandatpage­sën, e cila vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë. "Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentac­ioni gjatë procedurav­e të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm", saktësohet në njoftimin e ATP- së. Ndërkohë, duke qenë se një pjesë prej tyre janë me mbivendosj­e apo ka pretendime pronësie nga disa familje, ndarja e kompensimi­t nga ATP do të bëhet në momentin që zgjidhen mosmarrëve­shjet në rrugë gjyqësore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania