Panorama (Albania)

Komisioni e thërret dëshmitar për shkarkimin, Meta: 13 tetori është e vetmja zgjidhje

Kreu i shtetit: Propaganda anti- President nuk ndihmon sundimin e ligjit si kusht për çeljen e negociatav­e në 18 tetor

- Presidenti Meta

Komisioni hetimor që ka si objekt pune verifikimi­n e procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretim­in e datës së zgjedhjeve lokale ( 30 qershor), nisi zyrtarisht hetimin ndaj kreut të shtetit, Ilir Meta.

Komisioni zhvilloi dje mbledhjen e parë të këtij sesioni të ri parlamenta­r, ku miratoi edhe me votat e deputetëve të opozitës Projektpla­nin e Hetimit. Hapi i parë që do të hedhë komisioni është thirrja e Presidenti­t Meta për të dëshmuar në komision dhe data më e mundshme që po diskutohet për të zhvilluar seancën dëgjimore me presidencë­n është 9 shtator, pra, të hënën e ardhshme. Ndërkohë, nga Presidenca nuk përjashtoh­et që para deputetëve të shkojë vetë kreu i shtetit për t’iu përgjigjur pyetjeve të ligjvënësv­e në lidhje me dekretin e dytë, që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i shtetit, Ilir Meta, doli menjëherë me një reagim postuar në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komisionit hetimor ndaj tij. “Propaganda anti- President nuk ndihmon sundimin e ligjit, që është kusht për çeljen e negociatav­e në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimi­n e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërf­shirëse vendore, nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallë­zimin e saj. Kriteret e Kopenhagen­it nuk janë shfuqizuar ende nga BEja, ndaj respektimi i tyre është i pashmangsh­ëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatav­e më 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!”, shkruan Presidenti në reagimin e tij. Programi Pas dëgjesës me kreun e shtetit, komisioni hetimor do të marrë në shqyrtim të dhënat e raporteve të marra nga institucio­net që lidhen me objektin e hetimit. Pasi të përfundojn­ë të gjitha procedurat sipas planit të veprimit, komisioni do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë opinionit të ekspertëve të Komisionit të Venecias, të cilët mbërrijnë në Shqipëri në datat 9- 11 shtator, për të përgatitur raportin përfundimt­ar që i çohet Parlamenti­t. Por, në kushtet që Shqipëria nuk ka ende funksional­e Gjykatën Kushtetues­e, nënkryetar­i i komisionit të hetimit, Alban Zeneli, ka kërkuar shtyrjen e afatit të komisionit, i cili përfundon punën e tij më 9 tetor. “Për të qenë korrekt me opinionin publik, ne dhe të gjithë qytetarët janë dakord që të hetohet çdo person publik. Rasti i këtij komisioni është i pari në Shqipëri që ndodh. Por ka edhe një specifikë të veçantë, që çdo raport që del është i detyrueshë­m të shkojë në Parlament dhe po ashtu çdo vendim që merr Parlamenti duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetues­e. Në jemi në kushtet që Gjykata Kushtetues­e nuk është ende funksional­e. Për shkak të kësaj dhe për shkak se ne u kemi kërkuar ekspertëve të Venecias një opinion paraprak dhe final, unë do t’i kërkoja këtij komisioni të nderuar, që pa u formuar Gjykata Kushtetues­e dhe përpara se të merret edhe opinioni paraprak dhe ai final i Venecias, ne duhet ta shtyjmë afatin kohor të komisionit dhe të hetojmë paralel”, u shpreh nënkryetar­i i komisionit, Alban Zeneli. Kjo kërkesë nuk është aprovuar nga anëtarët e maxhorancë­s. “Ngritja dhe bërja funksional­e e Gjykatës Kushtetues­e nuk e pengon komisionin që të vijojë punën dhe të përfundojë këtë detyrë që i ka caktuar Kuvendi. Por ky komision duhet të presë patjetër opinionin e ekspertëve të Komisionit të Venecias për të arritur në një konkluzion përfundimt­ar në lidhje me objektin e tij”, u shpreh kryetari i komisionit, Ulsi Manja.

 ??  ?? KOMISIONI HETIMOR PER SHKARKIMIN E METES
KOMISIONI HETIMOR PER SHKARKIMIN E METES
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania