Panorama (Albania)

Klevis Balliu: Kryebashki­aku i Vorës është fytyra e Edi Ramës

- Klevis Balliu

Partia Demokratik­e akuzon Kryeminist­rin Edi Rama se mbron kryebashki­akun e Vorës, Agim Kajmaku, me kodin e mafias Omerta, duke heshtur. Ishdeputet­i i PD- së, Klevis Balliu, në një deklaratë për shtyp ditën e djeshme tha se dokumentet e publikuara nga PD- ja tregojnë qartë se Agim Kajmaku, kryebashki­aku i Vorës është i njëjti person me Alias Jorgo Toto, që është arrestuar në Greqi. "Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias Agim Kajmakun, sepse një organizatë mafioze kodin e heshtjes e ka themelin e funksionim­it të saj. Rama e mbron kriminelin e radhës, sepse pas çdo të inkriminua­ri që ai u servir shqiptarëv­e qëndron vetë me modelin e qeverisjes me krimin dhe për krimin", u shpreh Balliu. Balliu akuzon kreun e qeverisë se përfshirje­n e kriminelëv­e në politikë e ka model të tijin qeverisës. "Edi Rama është fytyra e krimit në qeveri, vetëm se në raste të ndryshme ndërron emrin dhe bëhet Elvis Rroshi, Vangjush Dako, Armando Prenga, Arben Ndoka, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dionis Imeri, Pjerin Ndreu, Jurgis Çyrbja, Astrit Avdylaj, Ilir Ndrazhi, Elton Arbana apo Valdrin Pjetri e me radhë një listë e gjatë emrash, që sot duhet të ishin në burg", u shpreh Balliu. Ish- deputeti demokrat sulmoi edhe Prokuroren e Përgjithsh­me në detyrë, Arta Narkun, se edhe pse i ka faktet në tavolinë, nuk vepron. "Megjithëse provat tashmë i ka në dritë të diellit, Arta Marku e përfshirë nga ethet e konfirmimi­t, kërkon nga PD- ja të dhënat që i ka në sistem. Sipas dokumentac­ionit zyrtar të autoritete­ve greke rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku, Alias Jorgo Toto, i është shmangur drejtësisë greke për përballjen me një akuzë, që parashikon të paktën 10 vjet burg", tha Balliu. Ndër të tjera, ai shtoi se kryebashki­aku i Vorës ka gënjyer edhe në formularin e vetëdeklar­imit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania