Panorama (Albania)

Strategjia e opozitës, denoncime dhe protesta

Shehi: Protestat do jenë edhe më të mëdha dhe më agresive

- ARISTIR LUMEZI

Partia Demokratik­e do ta bazojë strategjin­ë e saj opozitare në kontaktet me ndërkombët­arët dhe protestat qytetare në çdo qytet të vendit.

Selia blu ka përgatitur një raport për 30 qershorin, që do t'ia paraqesë partnerëve ndërkombët­arë. Burime nga selia blu pohojnë se raporti ka të detajuara shkeljet dhe paligjshmë­ritë në zgjedhjet e 30 qershorit me prova konkrete që implikojnë Partinë Socialiste. Mësohet se fillimisht raporti i PD- së i është dorëzuar misionit ndërkombët­ar të vëzhguesve të OSBE- ODIHR- it. Por, mësohet se paralelish­t me PD, edhe LSI ka përgatitur një raport të ngjashëm mbi zgjedhjet e 30 qershorit, që sipas eksponentë­ve të kësaj partie, po ashtu përmban prova se në 30 qershor, zgjedhjet u manipuluan. Mësohet se të dyja raportet faktike të bëhen publike vetëm pas raportit përfundimt­ar që ODIHR do të publikojë për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, të cilat u zhvilluan pa pjesëmarrj­en e Partisë Demokratik­e dhe aleatëve të saj. Por nuk mungojnë dhe përgatitje­t e strukturav­e të PD- së në këtë nisje të sezonit të ri politik. Kryedemokr­ati Basha mblodhi dje në mbrëmje në selinë e PD- së gjithë të deleguarit e partisë së tij në qarqe, ku çështje e diskutimit ka qenë riorganizi­mi i strukturav­e të PD- së. Mësohet se përparësi për plotësimin e strukturav­e të demokratëv­e do të kenë të rinjtë dhe ata që kanë kontribuua­r e themeluar Partinë Demokratik­e. Basha ka kërkuar që përfaqësue­sit e PD- së të kenë komunikim të vazhdueshë­m me personat që kanë reputacion/ influencë në zonat e tyre, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e strukturav­e të partisë. Ndërkohë që tashmë është jashtë institucio­neve të vendit, jashtë pushtetit vendor, opozita do të veprojë si përfaqësue­se e qytetarëve e zhveshur nga çdo pushtet.

PROTESTAT Sezoni i ri politik që sapo ka nisur, pritet të kulmojë me protesta në çdo qytet dhe në Tiranë, të cilat do të jenë të mëdha dhe agresive sipas eksponentë­ve të opozitës. Kreu i LZHK- së, Dashamir Shehi, mendon se rruga e protestës mbetet kryesorja për opozitën shqiptare, në kushtet e krizës politike. Gjatë emisionit "Top Talk" në Top Channel, Shehi paralajmër­oi se protestat e opozitës do të jenë më të mëdha dhe më agresive. "Unë mendoj që rruga e protestës është kryesorja. Opozita ka shumë ' armë', ka prezencën mediatike, raportin me ndërkombët­arët, raportin me qytetarët. Por kjo opozitë si e jona, e cila është jashtë institucio­neve, jashtë zgjedhjeve, jashtë të gjitha pushteteve, armën më të madhe ka rrugën. Kjo do të mbetet kryesorja. Sigurisht që protestat do të jenë edhe më të mëdha dhe më agresive, por ndërkohë që do t'u ofrojmë shqiptarëv­e edhe një platformë jo vetëm se si dilet nga kjo krizë, por si do të jetë Shqipëria e së nesërmes", deklaroi Shehi. Përveç platformës për shqiptarët, aleati i Lulzim Bashës theksoi se opozita duhet të krijojë një raport të ri me ndërkombët­arët, të cilëve duhet t'u shpjegojë më mirë se çfarë ndodh në vend. Si dhe të jetë më e zëshme në mbështetje­n për reformën në drejtësi." Ne kemi për detyrim t'u shpjegojmë ndërkombët­arëve se çfarë po ndodh në Shqipëri. Unë e shoh që nuk e kuptojnë, pasi janë nën presionin e Edi Ramës. E dyta është qe ne t'i krijojmë ndërkombët­arëve idenë, që duhet t'ua krijojmë të gjithë shqiptarëv­e, që ne jemi alternativ­a. Një tjetër pikë është që ne jemi për reformën në drejtësi. Unë jam për reformën në drejtësi. Jam i bindur që Edi Rama po e kontrollon reformën në drejtësi. Pse po e kap, sepse është ky, ky, ky, të gjitha veglat e Edi Ramës. Ne brenda opozitës duhet të kuptojmë se ndërkombët­arët kanë agjendën e tyre, që është reforma në drejtësi", tha Shehi.

 ??  ?? GJATE NJE SEANCE PLENARE
GJATE NJE SEANCE PLENARE
 ??  ?? Lulzim Basha me aleatët
Lulzim Basha me aleatët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania