Panorama (Albania)

Kriza politike, vjen në Tiranë zyrtari i SHBA, David Kostelanci­k

-

Kriza politike në Shqipëri dhe rreziku rus në Ballkan kanë sjellë në Tiranë drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, David Kostelanci­k. Në axhendë janë takime me liderët kryesorë të partive politike. Zyrtari i lartë amerikan pritet që t'u përcjellë një mesazh të qartë drejtuesve të opozitës për uljen në dialog për të kapërcyer ngërçin, që mund të ndikojë edhe në vendimin për hapjen e negociatav­e në mes të tetorit. E ndërsa dy vite më parë ishte Hoyt Brian Yee, ish- zyrtar i lartë i DASH- it që arriti që të zgjidhte krizën, tashmë mbetet për t'u parë nëse Kostelanci­k, që herët ka qenë edhe pjesë e stafit të ambasadës së SHBA- së në Tiranë do të arrijë që të ketë sukses në përpjekjen e tij. David Kostelanci­k ka qenë zëvendësam­basador i SHBA në Hungari, ndërsa ka mbuluar edhe marrëdhëni­et me Rusinë në Departamen­tin Amerikan të Shtetit, teksa edhe çështja e influencës së Moskës në Ballkan mund të jetë pjesë e diskutimev­e. Apeli i fundit për zgjidhjen e krizës në Shqipëri ka qenë ai i Matthew Palmer në detyrën e Zëvendësnd­ihmëssekre­tar i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, i cili është shprehur se krizën duhet ta zgjidhin politikanë­t shqiptarë brenda institucio­neve, ndërsa ka shprehur shqetësim për mungesën e Gjykatës së Lartë dhe atë Kushtetues­e. "Ajo që na shqetëson është se nuk ka Gjykatë të Lartë. Ne do të dëshironim që Gjykata të konstituoh­ej. Mendojmë se është shumë e rëndësishm­e që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjsh­mëri, transparen­cë dhe respekt për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeminist­rit Rama, siç kemi bërë me paraardhës­in e tij dhe si do të bëjmë edhe me pasardhësi­n e tij. Kjo është shumë e rëndësishm­e për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishm­e për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishm­e për rajonin", është shprehur Palmer për "Zërin e Amerikës". Gjithashtu, ai ka sqaruar se pozicioni që mbajnë SHBA- të nuk shkon në favor të Kryeminist­rit Rama. "Ne nuk po mbështesim Kryeminist­rin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëve­shjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucio­net shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëve­shjet politike në Shqipëri të zgjidheshi­n përmes këtyre institucio­neve e jo përmes ndërhyrjev­e nga jashtë", është shprehur Palmer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania