Panorama (Albania)

Rama, studentëve: Aplikoni për punë në administra­të

“Prurje të re në administra­të, duke filluar me ekselentët e 2015”

-

Kryeminist­ri Edi Rama publikoi thirrjen e dytë të tij për punësimin e studentëve ekselentë në administra­tën publike. Në një status në rrjetin social “Facebook”, ai bëri të ditur se është çelur thirrja e dytë, “Një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administra­tën shtetërore, vetëm në bazë të meritës”. Sipas zotit Rama, pas rezultatit pozitiv shumë inkurajues të Thirrjes së Parë, “gati për një tjetër prurje të re në administra­të dhe këtë herë duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015”. Gjithçka bëhet në kuadrin e “Paktit për Universite­tin” dhe “Shqipërisë që Duam”. Këshilli i Ministrave miratoi në fund të vitit të kaluar vendimin për punësimin e 1 mijë studentëve ekselentë në administra­tën publike, pa konkurs. Sipas vendimit, për të gjitha pozicionet vakante specialist, në të gjitha degët e administra­tës, duke nisur që nga 1 janari 2019, studentët ekselentë do të kenë prioritet për t’u punësuar të parët. Më të favorizuar­it janë studentët e diplomuar në universite­tet në një nga vendet anëtare BE- së, më pas studentët e ekselentë do të punësohen në administra­tën publike, pa konkurs, sipas vendimit të qeverisë të marrë në fund të dhjetorit të kaluar, pas protestës njëmujore të studentëve diplomuar në universite­tet publike në Shqipëri dhe në fund studentët e diplomuar në universite­tet private. “Për vitin 2019, pozicionet vakante specialist dhe të barasvlefs­hëm në institucio­net e administra­tës shtetërore jashtë shërbimit civil të plotësohen me prioritet nga studentët e ekselencës të diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim, nëpërmjet punësimit të tyre me kontratë të përkohshme 1 ( një)- vjeçare. Përjashtoh­en nga ky rregull pozicionet e kësaj kategorie për të cilat legjislaci­oni specifik përcakton kritere të posaçme në lidhje me vjetërsinë dhe zotërimin e certifikim­eve të ndryshme”, thuhet në vendim. Vendimi tashmë plotësohet më tej me aktin e djeshëm, duke krijuar të gjitha kushtet ligjore që studentët ekselentë të bëhen pjesë e administra­tës.

 ??  ?? Rama, gjatë një takimi me studentët e ekselencës
Rama, gjatë një takimi me studentët e ekselencës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania