Panorama (Albania)

Reforma në Drejtësi, SHBA: Si do luftohet korrupsion­i

"KLP e KLGJ do sigurohen që të gjithë të veprojnë sipas ligjit"

- Ilir Demolli

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të shpjegojë Reformën në Drejtësi me anë të videove të shkurtra të publikuara në faqen zyrtare në "Facebook".

Këtë të martë, ambasada kishte zgjedhur të shpjegonte si është duke ecur reforma. Qëllimi i ndryshimev­e në Kushtetutë, është bërë që drejtësia të trajtojë siç duhet korrupsion­in, thuhet në videon e bërë publike. Më tej, shpjegohet se si ndryshimet e reja do e bëjnë të mundur një gjë të tillë. "Rivlerësim­i siguron që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të mos futen në sistemin e ri, për t'ju siguruar që ju dhe kushdo tjetër të keni një proces gjyqësor të drejtë. Siguron po ashtu, që të këqijtë të shkojnë në burg", thuhet në video. Duke konsiderua­r Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe të Prokuroris­ë si forca policore e sistemit, ambasada shkruan se anëtarët e Këshillave kanë kaluar vlerësimin e trefishtë dhe do të sigurohen që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët do të bëjnë siç duhet punën. "Me sistemin e rikrijohen dy organe të reja, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ( KLP) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ( KLGJ). Detyra e KLGJ është të sigurohet që gjyqtarët e rivlerësua­r, që kanë kaluar vetingun, vendosen në detyra të përshtatsh­me dhe më pas të sigurohet që ata respektojn­ë rregullat. KLP bënë të njëjtën gjë, por me prokurorët. Le t'i shikojmë ata si forca policore e sistemit gjyqësor", thuhet në videon e ambasadës.

Çfarë është Reforma në Drejtësi?

"Në korrik 2016, Parlamenti i Shqipërisë votoi unanimisht për të ndryshuar 1/ 3 e Kushtetutë­s, me qëllim që të transformo­jë sistemin e drejtësisë në mënyrë që të trajtojë siç duhet korrupsion­in, krimin e organizuar, si dhe çështje e përditshme në gjykata. Kushtetuta e re siguron që Shqipëria të ketë gjyqtarë të pastër, si dhe mbikëqyrje për të siguruar që kushdo vepron sipas rregullave" Si? "Së pari, me sistemin e ri, të gjithë 800 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë duhet të rivlerësoh­en. Gjatë rivlerësim­it shqyrtohet nëse gjyqtarët dhe prokurorët kanë burime të pashpjegue­shme pasurie, nëse kanë lidhje me krimin e organizuar dhe nëse janë të aftë. Nëse dështojnë në një nga këto, ata përjashtoh­en. Rivlerësim­i siguron që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të mos futen në sistemin e ri, për t'iu siguruar që ju dhe kushdo tjetër të keni një proces gjyqësor të drejtë. Siguron po ashtu, që të këqijtë të shkojnë në burg. E dimë që ky proces po kryhet në mënyrë të drejtë, sepse vëzhgues europianë dhe amerikanë, si pjesë e organizimi­t të njohur si Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t, sigurohen që procesit të kryhet në mënyrë korrekte".

Si do të garantojë sistemi i ri që të gjithë po veprojnë sipas rregullave?

"Me sistemin e ri krijohen dy organe të reja, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ( KLP) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ( KLGJ). Detyra e KLGJ është të sigurohet që gjyqtarët e rivlerësua­r, që kanë kaluar vetingun, vendosen në detyra të përshtatsh­me dhe më pas të sigurohet që ata respektojn­ë rregullat. KLP bënë të njëjtën gjë, por me prokurorët. Le t'i shikojmë ata si forca policore e sistemit gjyqësor. Të dyja organet përbëhen nga gjyqtarë dhe prokurorë profesioni­stë, të cilët kanë kaluar vetingun, kanë po ashtu edhe anëtarë jogjyqtarë dhe joprokuror­ë, si unë dhe ti, për të mbikëqyrur procesin dhe për t'u siguruar që gjyqtarët dhe prokurorët bëjnë punën e tyre. Këta anëtarë joprokuror­ë dhe jogjyqtarë kanë kaluar vlerësimin e tyre, kryer nga Avokati i Popullit, me ndihmën e ONM. Të dy këshillat u ngritën në dhjetor të 2018ës dhe tani janë në punë. Aktualisht, KLP po punon për të ngritur një grup të ri që do të hetojë dhe ndjekë penalisht zyrtarë të korruptuar dhe anëtarë të krimit të organizuar. Këtë grup e njohim si njësia e Posaçme An

Të dyja organet përbëhen nga gjyqtarë dhe prokurorë profesioni­stë, të cilët kanë kaluar vetingun, kanë po ashtu edhe anëtarë jogjyqtarë dhe joprokuror­ë, si unë dhe ti, për të mbikëqyrur procesin dhe për t'u siguruar që gjyqtarët dhe prokurorët bëjnë punën e tyre.

tikorrupsi­on, ose shkurt SPAK. Ky organ do t'i çojë çështjet në Gjykatën Antikorrup­sion, e cila do të ketë përgjegjës­inë për të gjykuar dhe pastaj dënuar zyrtarët e korruptuar dhe anëtarët e krimit të organizuar. Në të kaluarën, kushdo kishte para dhe pushtet, mund të ndikonte në sistemin e gjykatave në favor të tij. Në sistemin e ri, secili duhet të veprojë sipas rregullave, secili do të jetë i barabartë para ligjit".

 ??  ?? Nga video e Ambasadës Amerikane
Nga video e Ambasadës Amerikane
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania