Panorama (Albania)

Ekstradohe­t nga Gjermania "drejtori i bankës" që përvetësoi 230 mijë euro

-

TIRANE - Interpol Tirana ka ekstraduar dje dy shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia për veprat penale të mashtrimit dhe trafikimit të të miturve për t'i shfrytëzua­r për prostituci­on. Njëri është ekstraduar nga Gjermania, i dënuar në mungesë me 7 vjet heqje lirie, ndërsa tjetri nga Italia, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën "Arrest me burg". Burime zyrtare të Policisë thanë dje se nga Specialist­ët e Interpol Tiranës, u bë ekstradimi nga Gjermania drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Ilir Demolli, 54 vjeç. Ky shtetas është arrestuar nga autoritete­t policore në Mynih, më datë 05.03.2019, me qëllim ekstradimi­n drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhërarre­stit ndërkombët­ar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg, për veprën penale "Mashtrimi". Sipas të njëjtave burime, ky shtetas, në vitin 2012, i kishte marrë me anë të mashtrimit shtetases F. SH., një shumë prej 230 mijë eurosh, duke iu prezantuar si drejtor i një banke private. Nga kjo shumë, Ilir Demolli i ka kthyer të dëmtuarës vetëm shumën prej 25 mijë eurosh. Po nga specialist­ët e Interpol Tiranë u bë ekstradimi nga Roma e Italisë, i shtetasit shqiptar M. H., 27 vjeç. Shtetasi M. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i të miturve". Shtetasi M. H. ka trafikuar dhe shfrytëzua­r për prostituci­on, në Itali, në periudhën 2012- 2013, një shtetase, e cila në atë kohë ishte minorene. Si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tirana me Interpol Roma u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimi­n drejt vendit tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania