Panorama (Albania)

Akuza për pastrim parash, pushohen hetimet ndaj Shullazit dhe Beqjes

Të pafajshëm u gjetën dhe gjyqtarët e Durrësit, të cilët dyshohej se kishin shpërdorua­r detyrën me një vendim për çështjen "Vollga"

- Santjago Malko Emiljano Shullazi

Një hetim i nisur në dhjetor të 2018- ës për pastrim parash ndaj Emiljano Shullazit dhe Ylvi Beqjes, është pushuar pa dhënë rezultat nga Prokuroria e Tiranës.

Pushimi i hetimeve është bërë edhe me vendim të Gjykatës, e cila në 27 qershor ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë për mbyllje të hetimeve. Procedim i shënuar me bujë në Akuzën e kryeqyteti­t, rreth 10 muaj më parë, ka dalë në përfundimi­n se nuk ka elemente të veprës penale dhe për këtë, hetimet duhet të mbyllen. Njëkohësis­ht me Shullazin dhe Beqjen, në këtë procedim, u hetuan për "Shpërdorim detyre" edhe tre gjyqtarët e Gjykatës së Durrësit, Vladimir Skënderi, Dhurata Billo e Ndue Gjura. Gjyqtarët u verifikuan për veprimet e tyre në dhënien e një vendimi ku urdhëronin hipotekën të regjistron­te Vollgën në favor të një prej pronarëve pretendent­ë, në një kohë që procesi ishte në Gjykatën e Lartë. Në përfundim të verifikime­ve, duket se nuk janë vërejtur shkelje të gjyqtarëve.

HETIMET Prokuroria e Tiranës, në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, shënoi procedimin penale numër 10159/ 2018, duke verifikuar pasuritë e Shullazit dhe Beqjes. Ky i fundit u thirr në Prokurori gjatë dhjetorit 2018, për të dhënë dëshminë e tij para hetuesve. Hetimi nisi disa javë pas dënimit të Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë, si pjesë e grupit të tij, për disa vepra penale.

BASHKËPUNI­MI Ka qenë dëshmia e bashkëpunë­torit të drejtësisë, Ylvi Beqjes që ka rënduar më shumë pozitat e Emiljano Shullzit dhe 4 të dënuarve të tjerë në Gjykatën për Krime të Rënda. Beqja ka dëshmuar se është kërcënuar nga Shullazi dhe anëtarë të grupit të tij për dhënien e tri çeqeve. Ndërkohë që ka pranuar se ka qenë ai vetë qe e ka kontaktuar Emiliano Shullazin për ta ndihmuar me procesin ndaj Vollgës. Shullazi, gjatë procesit, nuk ka pranuar të ketë kërcënuar Beqjen, ndërsa ka shtuar se ai e ka kontaktuar atë, sepse ndihej i kërcënuar dhe kërkoi mbrojtje.

DËNIMI Me gjithë pretendime­t e palëve, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata për Krimeve të Rënda dha dënimin me 14 vite burg për Emiljano Shullazin, duke e dënuar me 12 vite burg për gjobëvënie­n ndaj Ylvi Beqjes, 10 vite për Jani Zakën dhe 8 vite për grupin e strukturua­r kriminal. Ndërkohë, i konsiderua­ri si krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani, u dënua me 11 vite burg. Sipas Prokuroris­ë, ai ka qenë mbështetës në veprat penale të kryera dhe një nga kryesorët, si dhe njëri i afërt i Emiljano Shullazit. Ndërkohë, për Endrit Qyqen dhe Endrit Zelën, Gjykata dha nga 10 vite burg për secilin. Sipas Prokuroris­ë, dy të pandehurit kanë qenë në rolin e personave që kanë ndihmuar në arritjen e qëllimit kriminal. Një nga episodet e sjella nga organi i akuzës për implikimin e tyre ka qenë një video, ku dy të pandehurit shihen përballë shtëpisë së Beqjes, i bien ziles dhe pyesin dikë nëse ishte në shtëpi dhe më pas largohen. Sipas organit të Prokuroris­ë, ata kanë shkuar aty për t'i ushtruar presion. Në fund, Gjykata dha 9 vite burg për Blerim Shullazin, i cili akuzohej për gjobëvënie­n ndaj Zakës dhe armëmbajtj­e pa leje. Prokuroria pretendoi se Blerim Shullazi është personi i cili ka kontaktuar drejtpërdr­ejtë me Jani Zakën dhe i ka thënë se duhet të shkonte të takonte Emiljano Shullazin.

 ??  ?? Emiljano Shullazi dhe katër të dënuarit e tjerë
Emiljano Shullazi dhe katër të dënuarit e tjerë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania