Panorama (Albania)

Shkolla e Policisë, sot testimi për 2120 të rinj

Drejtori i Kolegjit Policor: Fitojnë 500 nga kandidatët

-

Sot, në orën 07: 30, nis testimi me shkrim për 2120 të rinj që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Vetëm 500 do të shpallen fitues në përfundim të të gjitha fazave të konkursit. Drejtori i Kolegjit Policor, Ylli Vasili, doli dje para mediave për të sqaruar procedurat e fazës së parë të konkurrimi­t për Patrullë të Përgjithsh­me. Vasili tha se Policia e Shtetit, në datën 3 korrik, hapi aplikimet për 500 vende, për Patrullë të Përgjithsh­me. Thirrjes së Policisë për t’u bërë pjesë e saj iu përgjigjën 2120 të rinj e të reja nga i gjithë vendi. Për t’u ardhur në ndihmë shumë prej atyre, të cilët nuk i përmbushni­n dot të gjitha kriteret deri në datën 3 gusht, Policia e shtyu afatin e aplikimeve deri më 15 gusht. Pas përfundimi­t të afatit të aplikimit, u bë verifikimi i dokumentac­ionit, u shpallën listat dhe u njoftuan të gjithë aplikantët për datën dhe vendin e zhvillimit të fazës së parë të konkurrimi­t, atë të testimit me shkrim. Më 4 shtator, në Pallatin e Kongreseve, 2120 aplikantë do të marrin pjesë në testimin me shkrim. Testimi do të zhvillohet në dy faza, brenda ditës. Në fazën e parë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Tiranë, Berat, Durrës e Fier, të cilët duhet të jenë prezent në Pallatin e Kongreseve, në orën 07: 30 të mëngjesit. Në fazën e dytë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Gjirokastë­r, Vlorë, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër, të cilët duhet të jenë prezent në orën 12: 00, në Pallatin e Kongreseve. Aplikantët, në momentin që futen në sallën e konkurrimi­t nuk duhet të kenë me vete celular dhe u ndalohet komunikimi me njëri- tjetrin gjatë zhvillimit të testimit. Për të eliminuar çdo abuzim sado të vogël, të dyja fazat e testimit do monitorohe­n me kamera, si dhe nga Drejtoria e Standardev­e Profesiona­le në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Pyetjet e testimit me shkrim prodhohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe tërhiqen nga komisioni në orën 07: 00 të mëngjesit, dhe janë pyetje me karakter të formimit të përgjithsh­ëm. Testet janë në kuti të mbyllura e me vulë dhe hapen në prezencë të aplikantëv­e. Çelësi i përgjigjev­e të testimit tërhiqet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, në momentin kur përfundon testimi dhe mblidhen testet e pjesëmarrë­sve. Në prezencë të një grupi me rreth 30 aplikantë të zgjedhur si përfaqësi nga vetë aplikantët, bëhet korrigjimi me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve.

 ??  ?? Drejtori i Kolegjit Policor, Ylli Vasili
Drejtori i Kolegjit Policor, Ylli Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania