Panorama (Albania)

Regjistrim­et në fakultete, dalin kuotat e ezauruara

Xhelaj: Mjekësia thith ekselentët, plotësohen 70% e vendeve

-

E para fazë e raundit fillestar të regjistrim­eve në universite­te ka ezauruar pjesën dërrmuese të degëve që preferohen më së shumti nga të rinjtë.

Fituesit në Mjekësi, Shkenca ekonomike apo Drejtësi nuk kanë ngurruar të regjistroh­en që në 48orëshin e parë, duke plotësuar kështu shumicën e kuotave, kryesisht në universite­tet e kryeqyteti­t. Ndonëse synimi i qeverisë është orientimi i ekselentëv­e drejt Mësuesisë, Mjekësia është ajo që vijon të thithë studentët më të mirë. Deri mesditën e djeshme, vetëm pak përpara se të mbyllej portali, figuronin të regjistrua­r mbi 200 studentë, nga 260 kuota që ofron në total ky program. Shifrat i bën publike Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar. “Mjekësia e përgjithsh­me pothuajse është ezauruar. Deri tani është në masën 70 për qind dhe mund të themi që në dy fazat e para të raundit të parë kjo degë plotësohet”. Jo më pak të regjistrua­r ka në degët e Ekonomisë dhe Drejtësisë, të cilat gjithashtu kanë marrë nxënës shumë të mirë. “Kemi degët e Ekonomisë me afro 18% të regjistrua­r, ndjekur nga Shkencat Politike dhe Sociale me rreth 13% dhe Mësuesia mbi 10%”, pohon Xhelaj. Ajo çka vihet re, si në aplikime, ashtu edhe në regjistrim­et në universite­te, është prirja nga degët që sigurojnë punësim, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit. E tillë është Infermieri­a, e preferuesh­me në Universite­tin Mjekësor të Tiranës si edhe në rrethe. “Një ecuri të mirë kanë degët e Infermieri­së, veçanërish­t në universite­tet rajonale, ku janë regjistrua­r jo pak studentë”. Prej vitesh, faza e parë e regjistrim­eve është kthyer në një procedurë formale, ku çdo nxënës që ka shkëlqyer merr degën që dëshiron. Për kandidatët e tjerë, gara nis në fazën e dytë, me lirimin e qindra kuotave që deri dje mbaheshin peng nga këta ekselentë. Për drejtorin e RASH, fazat e tjera do të sqarojnë gjithë situatën. “Pritet një ecuri edhe më e shpejtë gjatë fazave të tjera, ku shumë maturantë, duke filluar nga sot, do ta shikojnë veten fitues në degë të ndryshme dhe do të vijojnë regjistrim­in”. Nga 23 mijë aplikantë për në universite­tet publike e private, janë regjistrua­r pesë mijë prej tyre. Regjistrim­et do të vijojnë deri në datën 15 shtator për raundin e parë, duke lënë një mundësi për çregjistri­min e atyre që kanë ndërruar mendje, në datën 16 shtator. Dy raunde të tjera, përkatësis­ht me pesë dhe tri faza secila, pritet të ezaurojnë kuotat që ofrojnë universite­tet. Konkurrimi pritet të mbyllet në fund të muajit tetor, kur lista finale me studentët e regjistrua­r të shkojë zyrtarisht në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

 ??  ?? Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar
Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania