Panorama (Albania)

Nisja e vitit shkollor, rregulla të reja qarkullimi në kryeqytet

-

Fillimviti i ri shkollor ka bërë që edhe qarkullimi në rrugët e Tiranës t’u nënshtrohe­t ndryshimev­e. Nga shkolla “Sabaudin Gabrani”, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bëri me dije rregullat e reja të qarkullimi­t që do të hyjnë në fuqi nga 16 shtatori, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së nxënësve dhe prindërve të tyre. “Për të gjithë qytetarët, dua t’i ftoj të zbatojnë rregullat e reja të qarkullimi­t që do të hyjnë në fuqi. Nga data 16 shtator nuk do të ketë furnizim çamçakëzës­h dhe patatinash nga ora 07: 0009: 00, se besojmë që kalamajtë janë më të rëndësishë­m. Kështu që do njoftoheni me një urdhër të posaçëm për të gjithë oraret e reja dhe do t’i japim prioritet qarkullimi­t”. Për të shmangur trafikun e tepruar në orët e para të mëngjesit, sipas Veliajt, nevojitet edhe një ndërgjegjë­sim i prindërve për të dërguar fëmijën në shkollën më të afërt me vendbanimi­n. Kilometrat e tërë për atë që cilësohet shkolla më e mirë, janë veçse energji dhe nerva të shkuara dëm. “Ftesa për prindërit është që t’i çojnë fëmijët te lagjet e tyre. Nuk ka arsye pse t’i torturojnë fëmijët në trafik. Një orë për ta çuar në një shkollë jashtë lagjes dhe një orë për t’u kthyer janë dy orë në ditë, herë 300 ditë, janë 600 orë. Për kaq orë mund të bëhesh një basketboll­ist shumë i mirë, një programues kompjuterë­sh, ose mund të flasësh frëngjisht perfekt. Kështu që këto orë, sa t’i kalojmë në trafik, të shkojnë në te shkolla më e afërt. Drejtoria Arsimore po sigurohet që të parët e portalit të shkojnë në vendin e parë vakant, dhe ky vend vakant, mund të jetë në Vaqar, Lanabregas e Kashar”, apeloi kreu i bashkisë në vizitën e një dite më parë te “Sabaudin Gabrani”, që është drejt përfundimi­t të rikonstruk­sionit. Ky 16 shtator vjen me disa shkolla të reja dhe të rikonstruk­tuara në qytet, ndërsa 4- vjeçari i ardhshëm pritet të ezaurojë problemati­kën e mësimit me dy turne.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania