Panorama (Albania)

Roshi: Franca tremb edhe me rezervat, duam pikë

"Frymë e mirë në Kombëtare, shpresoj të bëjnë mirë edhe të rinjtë"

-

Odise Roshi është prej atyre futbollist­ëve që kërkon të flasë fusha për të dhe ekipin, më shumë sesa deklaratat.

Në daljen e tij në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjeve me Francën dhe Islandën, mesfushori kuqezi që asistoi në fitoren ndaj Moldavisë, është shprehur optimist për gjendjen personale, por edhe të Shqipërisë. Duke evidentuar forcën e Francës, me gjithë mungesat që ka, "Raketa kuqezi" ka theksuar se është detyrim për të dhënë maksimumin në këto përballje dhe për të tentuar maksimumin e mundshëm.

Si është gjendja juaj pas dëmtimit që kaluat?

Ka kohë që ka kaluar dëmtimi dhe ndihem shumë mirë. Kam filluar me grupin plotësisht dhe fazën përgatitor­e e kam mbaruar. Kemi filluar kampionati­n në Rusi që në muajin korrik dhe kemi bërë 8 ndeshje.

Si ju duket gjendja e Kombëtares në vigjilje të këtyre dy përballjev­e?

Ekipi kombëtar është shumë mirë. Në ndeshjen e fundit kemi bërë një fitore shumë të mirë ndaj Moldavisë, 2- 0 në shtëpi. Tani kemi 2 ndeshje të rëndësishm­e kundër Francës dhe Islandës. Të gjithë e dimë që do luajmë një ndeshje shumë të rëndësishm­e, përballë një kundërshta­ri, për të cilin nuk ka shumë nevojë të flasim, se dihet se çfarë lojtarësh kanë dhe që luajnë në ekipe shumë të mira. Megjithatë, ne duhet të hyjmë në fushë dhe të japim maksimumin.

Ndaj Moldavisë, sapo u aktivizuat, dhatë një asist. Mendoni se trajneri Reja duhet t'ju japë më shumë minuta?

Këtë gjë e di trajneri, por unë gjithmonë e kam thënë se kur futem në fushë me Kombëtaren, jap maksimumin dhe çdo asist apo çdo gjë në favor të ekipit është kënaqësi, pasi i shërbej vendit tim.

Si është ambienti pas rikthimit tuaj në Kombëtare dhe kjo frymë e mirë a mund të ndihmojë që të bëjmë diçka më shumë?

Fryma është shumë e mirë. Pothuajse edhe kur kemi qenë me De Biazin, me Panuçin apo edhe me trajnerin e ri, e mirë ka qenë. Të rëndësishm­e gjithmonë janë rezultatet. Ne gjithmonë bëjmë maksimumin në stërvitje dhe fryma është shumë e mirë. Kanë ardhur edhe lojtarë të rinj dhe shpresojmë të bëjmë maksimumin në këto 2 ndeshje. Është gjë shumë e mirë për të ardhmen.

Mund të jetë efikase loja nga krahët, në mënyrë që të shfrytëzoj­më edhe aftësitë e sulmuesve që kemi?

Trajneri luan me skemë nga krahët. Akoma nuk është vendosur kush do luajë. Ata që do luajnë, shpresoj të japin maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv. Luajmë kundër kampionëve të botës. Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të marrim një rezultat pozitiv atje.

Si e ndieni veten me skemën 3- 5- 2 dhe a prisni minuta?

Edhe në Rusi luaj me skemën me 5. Trajneri nuk e ka bërë akoma skemën se cili do të luajë përballë këtij kundërshta­ri shumë të fortë. Në qoftë se do më jepet mundësia të luaj, do të jap maksimumin.

Si e shikoni Francën në këtë përballje, duke pasur parasysh mungesën e disa yjeve si Mbape, Pogba etj.?

Edhe ata që janë lojtarë stoli, luajnë në ekipe shumë të mira dhe nuk besoj se e kanë problem. Franca ka një ekip shumë të mirë, por për ne është e rëndësishm­e që të futemi për të dhënë maksimumin dhe le të shohim çfarë do të ndodhë. Çfarë mund të presim? Unë mendoj se nuk është mirë që të flasësh ' do të fitojmë' apo ' do humbim'. Dihet se me cilin kundërshta­r do të luajmë dhe se çfarë duhet të bëjmë...

E kemi vënë në vështirësi Francën në të shkuarën...

Kemi fituar me Francën në shtëpi, kemi marrë dhe një barazim atje. Kemi bërë dhe humbje, normale. T'ia lëmë ndeshjes më mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania