Panorama (Albania)

Gjasula si në ëndërr: Kam pritur gjatë për këtë ditë

-

Jurgen Gjasula nuk arriti të bënte karrierë me Kombëtaren shqiptare, por tashmë është vëllai i tij, Klaus, i cili kërkon të jetë i rëndësishë­m me fanellën kuqezi. I grumbullua­r për herë të parë nga trajneri Edi Reja, 29- vjeçari i lindur në Tiranë doli dje para mediave për të treguar emocionet e grumbullim­it në Kombëtare. Gjasula luan këtë sezon për herë të parë në Bundesligë si pjesë e Paderborni­t.

Klaus, për herë të parë vishni fanellën e Kombëtares shqiptare. Cila është përshtypja juaj për këtë grumbullim?

Ndihem shumë mirë, është kënaqësi për mua që jam këtu. Këtë ditë e kam pritur shumë gjatë, por më në fund erdhi momenti dhe unë do të jap gjithçka kam për të ndihmuar Kombëtaren.

E prisni që të debutoni si kuqezi, pikërisht në ndeshjen kundër kampionëve të botës?

Atë nuk e di, por nëse ndodh, për mua do të ishte një gjë e madhe. Megjithatë, vendos trajneri dhe do të shikojmë.

Ishte surprizë për ju ftesa në këtë moment apo keni pritur edhe më parë?

Të jem i sinqertë, në vitet e fundit nuk e kam pasur në mendje që mund të vijë kjo ditë. Megjithatë, në dy sezonet e fundit unë kam ecur shumë mirë në klubet ku jam aktivizuar në Gjermani. Tashmë luaj në Bundesligë­n gjermane me Paderborn dhe kjo është diçka shumë e mirë për karrierën time.

Kur mësuat që do të bëheni pjesë e Kombëtares, a keni biseduar me vëllanë tuaj, Jurgenin, i cili ka qenë më parë me kuqezinjtë...?

Po, patjetër. Unë flas me vëllanë tim për shumë gjëra. Ai ka qenë më parë pjesë e Kombëtares dhe e di si funksionoj­në punët këtu. Natyrisht, kemi biseduar gjatë dhe më ka treguar disa gjëra për skuadrën. U gëzuam për këtë ftesë.

Duke parë grupin e lojtarëve, mendoni se mund të përshtaten­i shumë shpejt dhe të jeni pjesë e rëndësishm­e? Po, po. Besoj shumë. Si e gjetët atmosferën në Kombëtare dhe çfarë pritje ju bënë, duke qenë se jeni i ri në ekip?

Më pritën shumë mirë. Të gjithë lojtarët janë të hapur me mua, ashtu si edhe trajnerët. Kam folur me të gjithë dhe më kanë mbështetur. Deri tani po shkon gjithçka mirë.

Në mesfushë ka shumë konkurrenc­ë, besoni se mund të kapni një vend titullari?

Për një ekip është mirë që në çdo pozicion të kesh konkurrenc­ë. Kështu ecet përpara, prandaj edhe kjo na bën mirë në Kombëtare. Ai që e meriton më shumë, ai do të luajë në formacion. E vendos trajneri këtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania