Panorama (Albania)

PS rrëzon Presidenti­n për 280 milionë euro PPP dhe e thërret të dëshmojë, Meta: 13 tetori, e vetmja zgjidhje

DEBATI TEK EKONOMIA, PSE U SHTY AFATI I PPP DERI NE TETOR. KOMISIONI I PS PER SHKARKIMIN I KERKON DESHMINE. REAGIMI I PRESIDENTI­T

- MARINGLEN KUME

Komisioni për Ekonominë dhe Financat rrëzoi dje 4 dekretet e para të Presidenti­t Ilir Meta. I pari që ka marrë votat kundër deputetëve të maxhorancë­s ka qenë dekreti “Për kthimin e ligjit” nr. 37/ 2019, “Për privatizim­in dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucio­neve shtetërore të ndërmarrje­ve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrje­ve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008 dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/ 2015".

Pro Metës votuan deputetët e rinj të opozitës. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, është ndalur te pika e dytë e rendit të ditës, që ishte shqyrtimi i dekretit për ligjin e koncesione­ve. Ish- ministri i Financave ka sqaruar amendament­in e tij, që ishte pikërisht edhe arsyeja e kthimit të këtij ligji. Sipas Ahmetajt, qëllimi që ligji për koncesione­t dhe PPP- të të hynte në fuqi më 1 tetor ishte pasi në draftligji­n fillestar thuhej se ligji hynte në fuqi në fillim të korrikut, ndërkohë që u miratua në fund të këtij muaji. “Ndryshimet në ketë ligj kanë konsistuar në limitimin e përdorimit të ofertës së pakërkuar nga ana e autoritete­ve kontraktua­le. Ka qenë një iniciativë e Kryeminist­rit Rama, e Ministrisë së Financave dhe e imja personalis­ht. Për kujtesën tuaj, ligji ka kaluar në kuvend në fund të korrikut. Për shkak se është futur në seancë shumë më vonë sesa e ka shqyrtuar komisioni, pra, ne e kemi shqyrtuar në shkurt dhe është futur në Parlament në korrik, data e hyrjes në fuqi ka qenë 1 korriku. Amendament­i im kërkonte që ligji të mos ketë fuqi prapavepru­ese, pra, nga data 1 korrik, por kemi vënë datën 1 tetor që përkonte me të gjithë procedurën, shqyrtimin nga Presidenti dhe botimi në Fletoren Zyrtare”, u shpreh Ahmetaj. Debati Por argumentet e dhëna nga kryetari i komisionit nuk ishin bindëse as për deputeten e re të opozitës, Edlira Hyseni. Sipas Hysenit, shtyrja e afatit ngre dyshime se qeveria ka në plan të kalojë të tjera oferta të pakërkuara ( koncesione) deri në muajin tetor. “Mbetet ende e diskutuesh­me dhe jo bindëse se përse një ligj kaq i rëndësishë­m është lënë gjithë këtë kohë ku ka kaluar në komision në shkurt dhe në Parlament, ka kaluar në fund të korrikut. Me ligjin që u miratua, afati u bë në 1 tetor. Dilema lind, deri më 1 tetor, a ka kërkesa të reja për koncesione?!”, u shpreh deputetja Hyseni. Në këtë moment ka ndërhyrë kryetari i komisionit dhe i ka kujtuar asaj se po ngatërron objektin e diskutimit. “Po flasim për ligjin e koncesione­ve. Nuk mund të lejoj që të flasim për ç’të duam. Do zbatojmë procedurën parlamenta­re”, u shpreh Ahmetaj. Ndërkohë, vetëm me votat e deputetëve të maxhorancë­s janë rrëzuar edhe dy dekretet e tjera, ai ai për aksin rrugor MilotBalld­ren, dhe ai për koncesioni­n Orikum- Dukat.

 ??  ?? KOMISIONI HETIMOR PER SHKARKIMIN E METES ( MAJTAS) PRESIDENTI ILIR META
KOMISIONI HETIMOR PER SHKARKIMIN E METES ( MAJTAS) PRESIDENTI ILIR META
 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë
Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania