Panorama (Albania)

Rikthehet Perikli Çuli, skulptori çel ekspozitën me 80 vepra në 80- vjetor

Leka dhe Oseku: Çuli është një nga personalit­etet më të fuqishme të artit shqiptar

- ANILA DEDAJ

Ndërsa "Universi" i skulptorit Perikli Çuli veshi dje në mbrëmje Muzeun Historik Kombëtar me hijeshinë e artit elitar, artisti, me zërin që i dridhej, tha këto fjalë.

"I shikoj këto punime, ashtu si çdokush nga ju, herë më duken të miat e herë jo. Mandej pyes veten: A janë vepra arti? Nëse po, a janë të bukura, apo s'janë të tilla?" 80 vepra të ekspozuara në prag të 80- vjetorit të tij shënojnë një nga ngjarjet më të rëndësishm­e të artit pamor për 2019- ën. E kanë mbuluar emocionet në këtë pikë takimi të përbashkët me artdashësi­t e krijesat e tij, në mermer, alabastër, gur natyror, qeramikë, instilacio­ne metalike, vepra konceptual­e, grafika e imazhe të universit si edhe postera, fotografi etj. 60 vite rrugëtim artistik, që çelen me praninë në vepra të figurës femërore, ëndrrave, dashurisë etj., si dhe të perspektiv­ave moderne e thirrjeve drejt perëndimit, në kohëra që elemente të tilla konsideroh­eshin si armiqësore. Ekspozita zbulon edhe disa prej punimeve të paekspozua­ra të skulptorit si: "Vajza në heshtje" ( dru arre, 1965), "Dashuria" ( mermer gri, 2007), "Zogu rrezatues" ( mermer i bardhë, 2008), instilacio­ni me gurë natyrorë "Obelisk" ( 2011), "Në hapësirat e Universit" ( alabastër, 2013), instilacio­ni "Rrezatime Universi" ( material miks, 2013), skulptura e parkut "Kapriço gurësh" ( gurë natyrorë, 2014), "Tre dizajne me ngjyra mbi universin" etj.

Rikthimin artistit, pas një mungese të gjatë në skenën shqiptare, kolegët e konsideroj­në si një moment të veçantë që meriton vëmendje. Piktori Gazmend Leka e veçon Çulin si një nga personalit­et më të fuqishme të artit shqiptar, ndërsa studiuesja Suzana Varvarica vlerëson kontributi­n e tij në konsolidim­in e artit të mirëfilltë shqiptar. "Perikli Çuli bën pjesë në atë grup të skulptorëv­e shqiptarë që i kanë dhënë fizionomin­ë, zhvillimin dhe vazhdimësi­në shkollës shqiptare të artit. Sot, Perikli Çuli është një nga artistët që trajtojnë dhe ekspozojnë skulpturën moderne. I shkolluar në një prej shkollave më të mira të Europës Lindore ( Akademia ' Nicolae Grigorescu', Bukuresht) ai e orienton me mjeshtëri artin e tij si një përfaqësue­s i artit bashkëkoho­r modern në vendin tonë", shprehet Varvarica. Piktori Ali Oseku, krahas Çulit, si autor monumentes­h mjaft të njohura e fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombët­are, thekson kontributi­n në arsim, si një prej themeluesv­e të Akademisë së Arteve. Siç Oseku thekson, "Perikli Çuli mbetet një nga pedagogët më të respektuar që kanë edukuar tre breza artistësh të rinj".

Monumentet e Çulit të vendosura në hapësira publike, si "Toka jonë" ( në qendër të Lushnjës), "Ylli i lirisë" ( Qukës, Librazhd- Përrenjas), "4 heroinat e Mirditës" ( Ishte i vendosur në Rrëshen), apo një ndër monumentet më ekspresivë si "Tanush Topia" janë njësuar me ambientin dhe qytetin ku ndodhen, aq sa konsideroh­en nga njerëzit e thjeshtë e ata të kulturës si pjesë përfaqësue­se e vendit të tyre. Kështu, poeti Faslli Haliti e konsideron monumentin "Toka jonë" si emblemë të qytetit, një kartë identiteti. "Historia e qytetit tonë është e lidhur fort me monumentin ' Toka jonë', i cili është i vendosur në qendër të tij, si dhe me shumë kujtime. Kushdo dhe çdo gjë ka të drejtën të qëndrojë në vendin që i takon", ka thënë ai.

"Universi" i Çulit, që çel sezonin për Muzeun Historik Kombëtar, do të mirëpres publikun në hollin kryesor deri më 17 shtator.

 ??  ??
 ??  ?? Skulptori, Perikli Çuli
Skulptori, Perikli Çuli
 ??  ?? “Nudo”
“Nudo”
 ??  ?? “Subkoshien­ca”
“Subkoshien­ca”
 ??  ?? “Ëndërr dashurie”
“Ëndërr dashurie”
 ??  ?? Dje, gjatë hapjes së ekspozitës në Muzeun Kombëtar
Dje, gjatë hapjes së ekspozitës në Muzeun Kombëtar
 ??  ?? Monumenti “Ylli i lirisë”, i vendosur në Qukës
Monumenti “Ylli i lirisë”, i vendosur në Qukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania