Panorama (Albania)

Paloka: Rama kërkon të hakmerret ndaj Metës, i prishi planet për Shkodrën

-

Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka, tha dje se komisioni hetimor i maxhorancë­s ndaj Presidenti­t është një hakmarrje e Ramës ndaj Metës. Paloka reagoi menjëherë pas mbledhjes së komisionit hetimor për shkarkimin e Metës, i cili nisi zyrtarisht hetimin për kreun e shtetit. Nënkryetar­i i selisë blu e ka cilësuar komisionin hetimor për shkarkimin e Metës si një lojë, nëpërmjet së cilës Kryeminist­ri Rama, sipas Palokës, kërkon të vazhdojë rrugën antikushte­tuese. “Vazhdimi i lojës me të ashtuquajt­urin ‘ Komision Hetimor për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës’ tregon qartazi se Rama ka vendosur të zhytet edhe më thellë në çmendurinë e tij antiligjor­e, antikushte­tuese dhe antidemokr­atike”, shkruan në faqen e tij të “Facebook” Paloka. Sipas nënkryetar­it të selisë blu, Kryeminist­ri Edi Rama kërkon të hakmerret ndaj kreut të shtetit, pasi ky i fundit, sipas Palokës, prishi planin e Ramës për gjakderdhj­e. “Ai që emëroi Valdrin Pjetrin dhe që vazhdon të mbrojë Kajmakun, kërcënon me shkarkim Presidenti­n e Republikës, vetëm sepse në zbatim të detyrave të tij kushtetues­e mori vendime që prishën planet e Ramës për të futur vendin në gjakderdhj­e”, shkruan Paloka ndërsa paralajmër­on se në 17- 18 tetor, Shqipëria do të marrë një përgjigje negative nga Brukseli për çeljen e negociatav­e dhe sipas tij përgjegjës ekskluziv për këtë është Kryeminist­ri Edi Rama. “Shqipërisë tanimë i është prerë rruga për hapjen e negociatav­e prej një qeverie të lidhur me krimin e që shkeljen e ligjit e të Kushtetutë­s e ka kthyer në rutinë, por nuk mund të lejojmë që çmenduria dhe babëzia e një njeriu të na kthejë vite mbrapa. Shqiptarët meritojnë Europën, jo Edvin Ramën”, përfundon postimin e tij nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka. Një grup prej 55 deputetësh, 2 muaj më parë, mblodhën firmat për të nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit, pasi ky i fundit nxori një dekret të dytë, që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Deputetët socialistë, me në krye kryetarin e Grupit, Taulant Balla, mendojnë se kreu i shtetit ka tejkaluar kompetenca­t e tija me dekretin e dytë që anuloi zgjedhjet. Sipas tyre, Presidenti ka tagër vetëm të caktojë datën e zgjedhjeve në bazë të periodicit­etit, duke u konsultuar me partitë politike. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë është i bindur se ka vepruar drejt dhe është shprehur i gatshëm për t’u përballur në çdo gjykatë.

 ??  ?? Edi Paloka
Edi Paloka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania