Panorama (Albania)

SHKARKIMI I METËS, EKSPERTËT E VENECIAS MBËRRIJNË JAVËN E ARDHSHME

-

Nga data 9 shtator deri më 11 shtator, një grup ekspertësh të Komisionit të Venecias do të zhvillojnë një sërë takimesh në Shqipëri për të mbledhur fakte në lidhje me veprimin e Presidenti­t Ilir Meta, që çoi në nxjerrjen e dekretit të dytë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Më pas, ata do të dalin me një opinion, i cili do t’i dërgohet komisionit hetimor parlamenta­r, të cilët kanë bërë edhe ftesën. Kërkesa për të pasur një opinion të ekspertëve ndërkombët­arë u bë nga të dyja palët në komisionin hetimor, si nga ata të maxhorancë­s edhe nga ata të opozitës. Sipas tyre, kjo do ta bënte më të besuar çdo raport që do të miratohej në Parlament. Duke pritur opinionin e ekspertëve ndërkombët­arë, komisioni hetimor shmangu ekspertët vendës. Ndërkohë, asistenca e ekspertëve të Venecias u kërkua në një kohë që Shqipëria nuk ka funksional­e as Gjykatën Kushtetues­e. Kryetari i komisionit hetimor, Ulsi Manja, në mbledhjen e djeshme ku u caktua edhe plani hetimor, deklaroi se ata nuk do të dalin me një raport përfundimt­ar pa marrë opinionin paraprak dhe përfundimt­ar të komisionit të Venecias. Maxhoranca është e bindur se kreu i shtetit ka tejkaluar kompetenca­t e tij me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor, ndaj një grup prej 55 deputetësh nga maxhoranca kërkuan shkarkimin e tij. Ndërkohë, nga ana tjetër, opozita i del në krah kreut të shtetit, duke thënë se Meta kë bërë detyrën e tij kushtetues­e. Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka, e cilëson hakmarrje të Ramës ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës, pasi ky i fundit, sipas Palokës, pengoi planin e Kryeminist­rit për të përgjakur Shqipërinë.

 ??  ?? Anëtarë të Komisionit të Venecias në Tiranë
Anëtarë të Komisionit të Venecias në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania