Panorama (Albania)

Agron Xhafaj rrëfen njohjen me “Babalen”, dëshmitë për përgjimet dhe pse u përfshi SHISH

ÇFARE THA PROKURORI HAJDARMATA­J DHE QENDRIMI I PERFAQESUE­SIT TE PD

- BLEONA METUSHI

Ish- kreu i Prokuroris­ë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata­j, dëshmoi dje në procesin e njohur si “Babalja”, ku tregoi për takimin me Albert Veliun, në dhjetor të 2017- ës.

Kujtojmë se për këtë përgjim në të cilin Partia Demokratik­e pretendoi se dëgjohet vëllai i ish- ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, të fliste në një bisedë për trafikimin e një sasie lënde narkotike, janë marrë të pandehur për kallëzim të rremë ish- deputeti Ervin Salianji, gazetari që mori autorësinë e përgjimit, Jetmir Olldashi, Albert Veliu, i njohur si “Babalja” dhe Fredi Alizoti. Por, ndërsa për Prokurorin­ë e gjithë situata është e stisur, Albert Veliu, i cili del në audio- përgjim duke folur për blerjen e një sasie droge, ka bërë denoncime për këtë gjë, edhe më herët se përgjimi. Ish- kreu i Krimeve të Rënda u pyet për takimin e zhvilluar me të, ku tregoi se Veliu ka shkuar në Prokurori dhe ka kërkuar një takim. Ai i kishte thënë se ishte në dijeni të një rasti të trafikut të drogës, ku të përfshirë do të ishin punonjës policie dhe vëllai i ministrit Xhafaj. Në kushtet kur ngjarja nuk kishte ndodhur ende, tha Hajdarmata­j, dhe personalit­eti i personit në fjalë ishte i dyshimtë, kërkova ndihmën e Shërbimit Informativ për verifikimi­n e fakteve që tha Albert Veliu. Ky i fundi, sipas ish- kreut të Krimeve të Rënda, ka pretenduar se kanë qenë persona të SHISH që e kanë rekomandua­r të shkonte në këtë Prokurori. Duke iu referuar dëshmisë së Besim Hajdaramta­jt, nga verifikime­t që kishte kryer SHISH në atë kohë, nuk kishin pasur asgjë konkrete dhe çështja kishte mbetur në heshtje. “Pas këtij takimi në zyrë, kam folur disa ditë më vonë me këtë drejtorin e SHISH, i cili më tha se nuk kishin diçka ende konkrete. Dua të sqaroj se një nga arsyet se pse kam kontaktuar me SHISH, është edhe fakti se shtetasi Albert Veliu më tha se të përfshirë në këtë rast trafiku ishin punonjës policie dhe vëllai i ministrit të Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafajt. Nuk mund të kontaktoja me organe të tjera”, tha Hajdarmata­j. DËSHMIA E PLOTË Gjatë periudhës për të cilën po më pyesni, kam qenë në krye të Prokuroris­ë për Krime të Rënda. Shtetasin Albert Veliu e kam takuar në dhjetor të vitit 2017, kur nga recepsioni më është njoftuar se një person kërkonte të më takonte me patjetër. Ka qenë pasdite, në limit të përfundimi­t të orarit zyrtar të punës, kur e kam pritur në zyrë. Gjatë takimit, ky person më ka thënë se kishte dijeni për një rast të trafikut të lëndëve narkotike, rast në të cilin ishte i përfshirë ai vetë, disa punonjës policie dhe vëllai i ministrit të Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj. Duke parë se çfarë po më thoshte, i kam bërë disa pyetje në lidhje me personalit­etin e tij. Më shpjegoi se kishte qenë i dënuar për trafik droge dhe kishte njohje, për shkak të së shkuarës me ata persona. Kam shkëputur bisedën me të dhe kam telefonuar një drejtor të Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilit i kam kërkuar që të verifikojë faktet që bëri të ditura personi në fjalë. Albert Veliut i kam thënë të vinte ditën tjetër. Drejtorin e SHISH e kam takuar në zyrën time, ku i kam kërkuar të bëjë verifikime, ta merrnin këtë person dhe ta bënin informator apo diçka, varet si do të vepronin ata. I kam kërkuar që nëse pretendime­t e këtij shtetasi do të ishin të vërteta dhe do të dilte diçka nga verifikime­t, të më lajmëronin direkt në mënyrë zyrtare për të kryer më pas veprime të tjera hetimore. Pas këtij takimi në zyrë, kam folur disa ditë më vonë me këtë drejtorin e SHISH, i cili më tha se akoma nuk kishin diçka konkrete. Dua të sqaroj se një nga arsyet pse kam kontaktuar me SHISH, është edhe fakti se shtetasi Albert Veliu më tha se të përfshirë në këtë rast trafiku ishin punonjës policie dhe vëllai i ministrit të Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafajt. Nuk mund të kontaktoja me organe të tjera. Nuk kam pasur kontakte të tjera më këtë shtetas, nuk kam njohje personale dhe komunikime me ish- deputetin Ervin Salianji.

DOSJA “BABALE” Hetimet për këtë çështje nisën pas publikimit të një audio- përgjimi nga Partia Demokratik­e, ku dëgjoheshi­n dy persona që bisedonin për trafikimin e një sasie lënde narkotike. Sipas PD- së, njëri prej këtyre personave ishte vëllai i ish- ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, ndërsa tjetri Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babalja”. Më vonë, në “skenë” doli edhe gazetari Jetmir Olldashi, si personi që kishte bërë përgjimin, me ndihmën e Veliut, i cili si motivacion kishte pasur hakmarrjen. E shoqëruar me shumë akuza dhe diskutime në opinionin publik, Agron Xhafaj u vetëdorëzu­a në drejtësinë italiane për të vuajtur dënimin e marrë disa vite më parë, ndërsa Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për audio- përgjimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Pas hetimeve, Krimet e Rënda dolën me një version zyrtar për ngjarjen, duke e konsiderua­r atë një stisje dhe vuri nën akuzë, Albert Veliun, Jetmir Olldashin dhe Fredi Alizotin, i cili kishte pranuar para Prokuroris­ë se personi që fliste me Veliun ishte ai dhe këtë lojë e kishin bërë pasi do të merrnin një shumë të caktuar parash nga deputeti me mbiemrin Salianji. Disa javë pasi Prokuroria për Krime të Rënda bëri të ditur se nga hetimet kishte rezultuar se një dëshmitar, Fredi Alizoti, kishte deklaruar se audio- përgjimi ishte një mashtrim dhe se ai ka luajtur rolin e Agron Xhafës, Salianji ka publikuar një tjetër video të Alizotit, i cili shprehej se ai ishte detyruar të bënte një dëshmi të tillë, pasi ishte marrë në makinë nga drejtori i Policisë dhe deputeti Taulant Balla.

 ??  ??
 ??  ??
 ?? Besim Hajdarmata­j ??
Besim Hajdarmata­j
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania