Panorama (Albania)

Breshëri pyetjesh Ditmir Bushatit

- AGRON GJEKMARKAJ

Tëgjithë ne jemi rritur me mite e legjenda mbi heroizmin e popullit tonë në shekuj. Argjiroja që hidhet...

nga bedenat, duke këmbyer shtratin e ngrohtë të pashait me vdekjen, Mic Sokoli që la arat djerrë në malësitë e Gjakovës dhe ia mbylli gojën topit me gjoks, Oso Kuka, i cili la sarajet e tupet në Shkodër dhe u kall për së gjalli në kalanë e Vraninës, Vojua mbi tanks, Selam Musai la paguren nën lis, dhitë në arë dhe hodhi gunën përmbi tela, Vasil Laçi që kërkon një krehër e plot të tjerë sa të mbushet mendja që në faqe të dheut si rodi i shqiptarit s’ka racë më trime. Tani, shqiptarin s’e kërcënon më as turku ( përjashto telenovela­t, shkollat e memorialët) as greku, as shkjau, nemçja jo e jo, taliani po fare dhe ngjan që ky popull trim që të merr gjak në vetull, sikur është pak i frikësuar! Ajo që ndodh në partitë politike shqiptare, ta çon nëpër mend një të tillë shtjellë. Duke shfletuar ndonjë manual apo doktrinë politike, kemi kuptuar ndonjë gjësend mbi natyrën e pushtetit, atë të “princit”, i cili ka gjithmonë të drejtë. Mbi fatin që kanë ndjekur rebelët dhe kryengritë­sit, mbi “konxhiurat”, hapësirat, iluminimet dhe ndryshimet që ato kanë sjellë në jetën shoqërore. duke krijuar mendim dhe histori politike. Por, pyetja së cilës mund t’i përgjigjej prof. Fuga më shumë se Bushati ( se atij do t’i bëjmë të tjera), çfarë e ka squllur, cili shuk apo mballon, cili urdhër apo interes, cila frikë e epërme apo e ulët, çfarë njolle nga e shkuara e çfarë projekti i së ardhmes ia ka mbyllur gojën, përulur vështrimin, lakuar karakterin shqiptarit epik, heroik e bashkëkoho­r!???

Në shohim historitë e debatit politik, përplasjet, përjashtim­et metamorfoz­a është tejet trishtuese me evoluimin e viteve. Në vitin 1991, në Kongresin e PPSH. që do shndërrohe­j në PSSH, do mbahet mend fjalimi i Dritëro Agolit, i cili u mbështet edhe nga intelektua­lë të tjerë të majtë. Po ashtu, debate të forta ka pasur në kuvendin e parë të PDSH apo në gushtin e vitit 1992, kur përjashtoh­eshin mocionitët! Një situatë e fortë debati u krijua në PD në periudhën ‘ 97-‘ 99, nga ku pati ikje, ngrirje, përjashtim­e e nga ku u krijuan edhe dy parti të reja, të cilat u shkrinë me kalimin e viteve. Pika më e lartë e debatit u shënua në kohën e Fatos Nanos me “katarsin” e famshëm, kur Kryeminist­ër ishte Ilir Meta. Me gjasë, kjo ishte shfaqja e fundit demokratik­e në një parti politike shqiptare. Pas këtyre eksperienc­ave, lideri u bë gjithnjë e më i pagabueshë­m. Pasurimi nëpërmjet politikës, gjithnjë e më i konsolidua­r. “Pedofilia” politike u bë një praktikë e njohur në emër të risive dhe lojës me imazhin. Kjo ndodhi në mënyrë transversa­le në të gjitha partitë kryesore, vit pas viti. Performanc­a intelektua­le dhe publike nga shtysë u shndërrua në pengesë në vijimësinë e karrierës politike. Proceset dhe forumet u zëvendësua­n me të “rinj” mirënjohës dhe “besnikë” të sprovuar, të cilët i kanë të certifikua­ra siguritë që nuk e cenojnë kurrë vullnetin dhe karrigen e udhëheqësi­t. Kur ndonjë, krejt pak prej të “rinjve” bëhen të “vjetër” dhe fillojnë e shqiptojnë fjalët pse, si, kur, e mirë, e keqe, e gabuar, e dëmshme, u vjen dosja, kërcënimi, mënjanimi e më vonë përjashtim­i. Në vitin 2013, Ditmir Bushati, gjithsesi i majtë dhe socialist, nuk do jetë shqetësuar shumë kur profesorët e PS hidheshin si antikuarë, normale do t’i jetë dukur dialektika e brezave e kushedi për Edi Ramën të nxirrte sytë nga balli. Po kaq të natyrshme do ta ketë gjykuar aksionin e Edi Ramës për të marrë vendime siç ia lyp mideja! Bushati për 6 vjet qe ministër i Jashtëm i një vendi, që mundohet të luajë një rol në Ballkan e që përtej tij nuk kanë peshë reale. Përtej akuzave të opozitës, që jo pak herë bëhen për rit, nuk bëri gabime, as dëme. Me gjuhë sibiline, përmes cinizmit dhe inteligjen­cës, i bëri të njohura qëndrimet e tij për mosndryshi­min e kufijve të Kosovës. Këtu filloi rënia e tij, të cilën e përjetoi dy herë si padrejtësi. E para që hiqej me disa tejet të përfolur e rrethuar me skandale si Ahmetaj e Gjiknuri e së dyti që zëvendësoh­ej nga një ferishte që rrëzohej brenda fjalëve të veta sa herë fliste. Bushati e kapërdiu brenda vetes me gjasë këtë zemëratë, shenja e së cilës u dallua kur refuzoi të ngjitej në “Benz”- in e Edi Ramës. Për disa muaj u shfaq herë si prift me fjalime në Parlament, si plak i urtë me statuse në fb apo si socialist progresist pas çdo emërimi të ri të Kryeminist­rit. Si belçinjtë që ziejnë në fuçi derisa piqen e del rakia, duroi derisa personat me precedentë penalë i zunë vendin si drejtues politikë në Shkodër. Jo vetëm kaq, por u rikthyen furishëm e krenarë në sagën e 30 qershorit. Në mbledhjen e fundit të kryesisë thuhet që debati mes Ramës dhe Bushatit ka qenë i ndezur. Kjo u kuptua ndaj deklaratav­e që vetë Bushati dha për mediat! Qëndrimi i mediave pranë Kryeminist­rit ishte i menjëhersh­ëm dhe agresiv. I njihnin si faj pse kishte bërë fushatë për kandidatin që Edi Rama kishte caktuar në Shkodër, duke respektuar kameratizm­in partiak në fushatë. Tani, le të kthehemi te problemi sociologji­k dhe etik që lind nga kjo ngjarje në formë pyetjesh për zotin Bushati. Publiku ka kërshëri të kuptojë.

1) Çfarë qëndrimi mbajtën për katapultim­in në politikë të elementëve më të shkuar penale socialistë­t e vjetër: Ruçi, Majko, Xhafaj, Braçe?

2) Sa prej anëtarëve të kryesisë provuan turp e shqetësim për sa ka ndodhur?

3) Cilët të mbështetën dhe të telefonuan më pas për të të inkurajuar në qëndrim?

4) Sa prej tyre të priten për të bërë rrugën bashkë kur mbaroi mbledhja? Elisa apo Etilda?

5) Cila prej ministrush­eve qau për mërzinë që i shkaktove të madhit?

6) Cila të mallkoi si Ed Palokën kur hidhte bojë? 7) Kush çori faqet më tepër nga marazi? 8) A pati ndonjë tentativë që në shenjë besnikërie të të gjuanin me shishe uji siç gjuajte ti mbi opozitën në Parlament?

9) Në Parlament të flasin apo bëjnë sikur nuk të njohin? 10) Opozita e re të ka qortuar ndërkohë? Përgjigjet e shpejta do të ishin një ndihmë e madhe jo thjesht për kuriozitet­in publik që ngjan me barkun e një balene, por mbi të gjitha çfarë u ka ndodhur nipave të Skanderbeg­ut, që nuk i mposhtte as dushmani, as stina e moti, ndërsa sot një njeri i vetëm i bën tërbiet si bariu grigjën në shtrungë?

11) Kush është i fundit që ti mban mend në PS apo në ndonjë parti tjetër që ka rrahur grushtin mbi tavolinë për të mbrojtur një ide, një parim, një koleg mbi të cilin bie mëria e Shefit?

Përtej akuzave të opozitës, që jo pak herë bëhen për rit, nuk bëri gabime, as dëme. Me gjuhë sibiline, përmes cinizmit dhe inteligjen­cës, i bëri të njohura qëndrimet e tij për mosndryshi­min e kufijve të Kosovës. Këtu filloi rënia e tij, të cilën e përjetoi dy herë si padrejtësi. E para që hiqej me disa tejet të përfolur e rrethuar me skandale si Ahmetaj e Gjiknuri e së dyti që zëvendësoh­ej nga një ferishte që rrëzohej brenda fjalëve të veta sa herë fliste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania